 |
Madre
Teresa di Calcutta (1910-1997)
"Me gjak jam shqiptare; me nėnshtetėsi, indiane. Pėrsa i pėrket
besimit,
jam murgeshė katolike. Sipas thirrjes, i pėrkas botės. Por zemra ime i pėrket
plotėsisht Zemrės sė Krishtit". Nėnė Terezės, me shtat imcak, por me besim shkėmbor, tė
patundur, iu besua
misioni tė kumtonte dashurinė e etur tė Jezusit pėr njerėzimin, veēanėrisht
pėr mė tė varfėrit ndėr tė varfėr. "Hyji vijon ta dojė botėn
dhe na dėrgon ty e mua pėr t'u shprehur tė varfėrve dashurinė dhe mėshirėn
e Tij". Nė shpirtin e saj, pėrplot me dritėn e Krishtit e me
dashuri tė zjarrtė pėr Tė, kishte njė dėshirė tė vetme : "Tė
shuante etjen e dashurisė sė Tij pėr shpirtrat njerėzore".
Kjo lajmėtare e ndritur e dashurisė sė Zotit, lindi mė 26 gusht 1910 nė
Shkup, qytet i vendosur nė udhėkryq tė historisė sė Ballkanit. Mė e vogla
e pesė fėmijėve tė Nikollė dhe Drane Bojaxhiut, u pagėzua me emrin Gonxhe
Anjeze, mori Kungimin e parė nė moshėn pesė vjeē e gjysėm e u krezmua nė
nėntor tė vitit 1916. Qė ditėn e Kungimit tė parė, ndjeu nė zemėr njė
dashuri tė thellė pėr shpirtrat njerėzore. Me vdekjen e papritur tė
babait, nė sa Anjezja nuk i kishte mbushur endč 8 vjetėt, pėr familjen
filluan vėshtirėsitė ekonomike. Dranja, grua burrneshė, i rriti fėmijėt
plot dashuri, duke ndikuar shumė nė karakterin dhe rrugėn e jetės qė do tė
zgjidhte e bija. Mė pas formimi fetar i Gonxhes u thellua nė famullinė Zemrės
sė Krishtit, nėn drejtimin e jezuitėve, nė sa merrte pjesė gjallėrisht ndėr
tė gjitha veprimtaritė.
Nė moshėn 18 vjeēare, e shtyrė nga dėshira pėr t'u bėrė misionare, nė
shtator tė vitit 1928, Gonxhja i tha lamtumirė shtėpisė atėrore, pėr tė
hyrė nė Institutin e sė Lumes Zojė, qė njihej ndryshe me emrin "Motrat
e Loretos", nė Irlandė. Atje mori emrin motėr Mari Tereza, pėr nder tė
Shėn Terezės sė Krishtit Fėmijė. Nė dhjetor u nis pėr nė Indi. Nė
Kalkutė arriti mė 6 Janar tė vitit 1929. Pasi bėri kushtet e pėrkohshme, nė
maj tė vitit 1931, Motėr Tereza u dėrgua nė bashkėsinė e Loretos, nė
Entali, ku dha mėsim nė shkollėn St.Mary pėr vajza. Mė 24 maj tė 1937-ės,
motėr Tereza paraqiti kushtet e pėrjetshme duke u bėrė, siē tha ajo
vetė: "Vashė e Jezusit" pėr "amshim". Qė
nga ajo ditė e tutje u quajt Nėnė Tereza. Vazhdoi tė jepte mėsim nė
St. Mary dhe mė 1944 u emėrua drejtoreshė e shkollės. Grua qė ia kishte
kushtuar jetėn lutjes, qė i donte fort motrat dhe nxėnėset e saj, Nėnė
Tereza jetoi e lumtur nė Loreto pėr njėzet vjet me radhė. E njohur pėr zemėrgjerėsi,
bujari, guxim, aftėsi tė posaēme nė kryerjen e punėve mė tė rėnda dhe pėr
talent tė natyrshėm organizativ, ajo e jetoi pėrkushtimin e saj ndaj Jezusit,
ndėrmjet motrave, me besnikėri dhe gėzim.
Mė 10 dhjetor tė 1946-ės, gjatė udhėtimit me tren nga Kalkuta nė
Darjeeling, pėr ushtrimet shpirtėrore vjetore, Nėnė Tereza ndjeu "frymėzimin"
e ri, "thirrjen brenda thirrjes". Atė ditė, si e qysh ajo nuk
e tregoi kurrė, etja e Krishtit pėr dashuri e pėr shpirtra njerėzore e
pushtoi zemrėn e saj dhe dėshira e flaktė pėr ta shuar etjen e Zotit u bė qėllimi
kryesor i jetės. Nė javėt dhe muajt e mėpasėm, ajo nisi tė dėgjonte njė
zė qė i fliste shpirtit tė saj e tė shihte vegime. Krishti i zbulonte kėshtu
dėshirėn e zemrės sė Tij ndaj "njerėzve, qė duke u
flijuar pėr dashurinė", "do tė rrezatonin dashurinė e
tij ndėr shpirtra". "Eja, tė jesh drita ime"-
iu lut - "nuk mund tė shkoj vetėm". E i tregoi sa vuante duke
parė mospėrfilljen ndaj tė varfėrve, sa i dhimbte, kur mendonte se ata nuk e
njihnin e sa dashuri tė zjarrtė kishte pėr ta. Jezusi i kėrkoi Nėnė Terezės tė
themelonte njė bashkėsi rregulltare, Misionaret e Bamirėsisė, qė do t'i
kushtoheshin shėrbimit ndaj mė tė varfėrve ndėrmjet tė varfėrve.
Kaluan rreth dy vjet arsyetimesh e verifikimesh, para se Nėnė Tereza tė
merrte lejen pėr fillimin e misionit tė saj tė ri. Mė 17 gusht tė 1948-ės,
veshi pėr herė tė parė sarin e bardhė me anėt blu dhe la pas shpine
kangjellat e kuvendit tė Loretos, tė cilin e donte aq shumė, pėr tė
hyrė nė botėn e tė varfėrve.
Pas njė kursi tė shkurtėr pranė Motrave Mjeke Misionare nė Patna, Nėnė
Tereza u kthye rishtas nė Kalkutė ku gjeti njė strehė tė pėrkohshme pranė
Motrave tė Vogla tė tė Varfėrve. Mė 21 dhjetor shkeli pėr herė tė parė
nė lagjet e tė varfėrve: vizitoi familje, u lau plagėt disa fėmijėve, u
kujdesua pėr njė plak qė dergjej nė rrugė tė madhe dhe pėr njė grua qė
po vdiste nga uria e nga tuberkulozi. E niste ditėn me Jezusin nė Eukaristi;
pastaj, me rruzaren nė duar, dilte pėr t'i gjetur dhe pėr t'u shėrbyer atyre
qė janė: "tė braktisur, tė padashur, tė papėrkujdesur".
Disa muaj mė vonė, me tė u bashkuan, njėra pas tjetrės, disa nga ish-nxėnėset
e saj.
Mė 7 tetor tė vitit 1950, Kryedioqeza e Kalkutės njihte zyrtarisht Kongregatėn
e re tė Misionareve tė Bamirėsisė. Nė muajt e parė tė vitit 1960, Nėnė
Tereza filloi t'i dėrgonte motrat e saj nė tė katėr anėt e Indisė. E
Drejta Papnore, lėshuar Kongregatės nga Papa Pali VI nė shkurt tė 1965-ės,
i dha zemėr tė hapte njė shtėpi misionare nė Venezuelė. Menjėherė pas
saj u themeluan shtėpi tė tjera nė Romė e nė Tanzani dhe, pak mė vonė,
nė tė gjitha kontinentet. Duke filluar nga viti 1980, deri mė 1990, Nėnė
Tereza hapi shtėpi misioni pothuajse nė tė gjitha vendet komuniste, duke
pėrfshirė ish-Bashkimin Sovjetik, Shqipėrinė dhe Kubėn.
Pėr t'iu pėrgjigjur sa mė mirė si nevojave fizike, ashtu dhe atyre shpirtėrore
tė tė varfėrve, Nėnė Tereza mė 1963 themeloi Vėllezėrit Misionarė tė
Bamirėsisė; mė 1976, degėn kundruese tė motrave; mė 1979, Vėllezėrit
kundrues dhe mė 1984, Etėrit Misionarė tė Bamirėsisė. Gjithsesi
frymėzimi i saj nuk u kufizua vetėm nė njerėzit e thirrur pėr jetė
rregulltare. Organizoi Bashkėpunėtorėt e Nėnė Terezės dhe Bashkėpunėtorėt
e Sėmurė dhe tė Munduar, njerėz tė feve e tė kombėsive tė ndryshme,
me tė cilėt u bė njė nė lutje, thjeshtėsi, flijim dhe nė
apostullimin e saj qė shprehej me vepra tė pėrvuajtura bamirėsie. Kjo frymė e
shtyu tė themelonte mė pas Misionarėt Shekullarė tė Bamirėsisė.
Duke iu pėrgjigjur kėrkesės sė shumė meshtarėve, mė 1991 Nėnė Tereza
themeloi edhe Lėvizjen e Korpit tė Krishtit pėr Meshtarė, si "rrugė
e vogėl qė i ēon nė shenjtėrim" ata, tė cilėt ishin njė mendje
me karizmėn dhe me shpirtin e saj.
Gjatė kėtyre viteve, nė sa misioni i saj pėrhapej me tė shpejtė, bota
filloi t'ia ngulte sytė Nėnė Terezės dhe veprės qė ajo kishte nisur.
Meritoi shumė ēmime pėr veprėn e saj, duke filluar nga Ēmimi indian
Padmashri, nė vitin 1962, pėr tė vijuar me Ēmimin e rėndėsishėm Nobel pėr
Paqen, mė 1979, ndėrsa mjetet e komunikimit filluan t'i ndiqnin veprimtaritė
e saj me interes gjithnjė e mė tė madh. Si ēmimet, ashtu edhe gjithēka qė
e vinte nė qėndėr tė vėmendjes, i pranoi "pėr lavdinė e
Zotit e nė emėr tė tė varfėrve".
Gjithė jeta dhe vepra e Nėnė Terezės ėshtė dėshmi e gėzimit qė
buron nga dashuria, e madhėshtisė dhe e dinjitetit tė ēdo njeriu, e vlerės
sė gjėrave tė vogla tė bėra me besnikėri e me dashuri, e sidomos, e vlerės
sė pakrahasueshme tė miqėsisė me Zotin. Por duhet theksuar edhe njė virtyt
tjetėr heroik i kėsaj gruaje tė madhe, i cili u bė i njohur vetėm
pas vdekjes sė saj. E fshehur nga sytė e tė gjithėve, e fshehur deri nga ata
qė i qėndruan mė pranė, jeta e saj e brendshme u vu nė provė: pati pėrshtypjen
e dhimbshme e tė vazhdueshme se ishte ndarė nga Zoti, madje se ai e kishte
braktisur, ndėrsa nė shpirt i rritej gjithnjė e mė tepėr dėshira pėr
ta pasur pranė. Atė qė po provonte e quajti "errėsirė". "Nata
e dhimbshme" e shpirtit tė saj, e cila nisi nė kohėn kur sapo kishte
filluar apostullimin mes tė varfėrve e qė vijoi gjatė gjithė jetės, e ēoi
Nėnė Terezėn nė njė bashkim edhe mė tė thellė me Zotin. Pėrmes errėsirės,
mori pjesė mistikisht nė etjen e Krishtit, nė dėshirėn e tij tė dhimbshme
e tė zjarrtė pėr dashuri, duke u njėsuar me mjerimin e tė varfėrve.
Gjatė viteve tė fundit tė jetės,
pa marrė parasysh problemet e shumta e serioze shėndetėsore, Nėnė Tereza
vijoi t'i printe Kongregatės sė saj dhe t'u pėrgjigjej nevojave tė tė varfėrve
e tė Kishės. Nė vitin 1997 Nėnė Tereza kishte 4000 motra, tė pranishme nė
610 shtėpi misionare, tė pėrhapura nė 123 vende tė botės. Nė mars tė
vitit 1997 bekoi Eproren e re tė Pėrgjithshme, tė sapo zgjedhur, tė
Misionareve tė Bamirėsisė e bėri edhe njė udhėtim jashtė shteti. Si pati
takuar Papėn Gjon Pali II pėr tė mbramen herė, u rikthye nė Kalkutė ku
kaloi javėt e fundit tė jetės duke pritur vizitorė e duke u dhėnė kėshilla
simotrave. Mė 5 shtator 1997 jeta tokėsore e Nėnė Terezės arriti cakun e
fundit. Qeveria indiane e nderoi me funeralin e Shtetit, nė pėrfundim tė tė
cilit trupi i saj u varros nė Shtėpinė-Nėnė tė Misionareve tė Bamirėsisė.
Shumė shpejt varri i saj u bė cak shtegtimi e lutjeje pėr njerėz tė
besojmave tė ndryshme, pėr tė varfėr e pėr tė pasur, pa kurrfarė dallimi.
Nėnė Tereza na lė testamentin e fesė sė patundur, tė shpresės sė
pamposhtur e tė bamirėsisė sė jashtzakonshme. Duke iu pėrgjigjur thirrjes sė
Jezusit "Eja, tė jesh drita ime!", u bė Misionare e bamirėsisė,
"Nėnė e tė varfėrve", simbol i mėshirės pėr mbarė botėn e dėshmitare
e gjallė e dashurisė sė etshme tė Zotit.
Mė pak se dy vjet pas vdekjes,
pėr shkak tė pėrhapjes sė famės sė shenjtėrisė dhe hireve tė nxjerra me
ndėrmjetėsinė e saj, Papa Gjon Pali II lejoi tė hapej ēėshtja e
kanonizimit. Mė 20 dhjetor 2002 miratoi dekretin mbi virtytet heroike dhe
mrekullitė e bėra me ndėrmjetėsinė e saj.
Omelia di Giovanni Paolo II
|