The Holy See
back up
Search
riga

KESHILLI PAPNOR PER DIALOGUN NDERFETAR

MESAZHI NĖ PĖRFUNDIM TĖ RAMAZANIT

‘Id al-Fitr 1428H./2007 A.D.

Tė Krishterė dhe Myslimanė:
tė thirrur pėr tė nxitur kulturėn e paqes

 

Tė dashur Miq Myslimanė,

1. Ėshtė kėnaqėsi e veēantė pėr mua t’ju bėj urimet miqėsore dhe tė pėrzemėrta tė Kėshillit Papnor pėr Dialogun ndėrfetar pėr festėn tuaj tė gėzueshme tė ‘Id al-Fitr, e cila pėrfundon ecjen e pėrshkuar pėrgjatė muajit tė agjėrimit dhe tė lutjes sė Ramazanit. Ky hap ėshtė i rėndėsishėm pėr jetėn bashkėsisė myslimane dhe i jep secilit njė forcė tė re nė jetėn personale, familjare dhe shoqėrore. Ka rėndėsi nė fakt qė secili ta dėshmojė mesazhin fetar nėpėrmjet njė jete gjithnjė e mė tė ndershme dhe mė nė pėrputhje me planin e Krijuesit, me shqetėsimin pėr t’u shėrbyer vėllezėrve tė tij dhe nė solidaritet dhe vėllazėri gjithnjė e mė tė madhe me anėtarėt e feve tė tjera dhe me tė gjithė njerėzit vullnetmirė, me dėshirėn pėr tė punuar sė bashku pėr tė mirėn e pėrbashkėt.

2. Nė epokėn e trazuar qė ne po kalojmė, anėtarėt e feve kanė mbi tė gjitha detyrėn pėr tė punuar, si shėrbėtorė tė tė Gjithėpushtetshmit, nė tė mirėn e paqes, e cila kalon pėrmes respektimit tė bindjeve personale dhe kolektive tė secilit, si dhe pėrmes lirisė sė ushtrimit tė fesė. Liria e fesė, e cila nuk reduktohet thjesht nė lirinė e kultit, ėshtė nė fakt njėra prej aspekteve thelbėsore tė lirisė sė ndėrgjegjes, e cila i pėrket ēdo njeriu dhe ėshtė guri i kėndit i tė drejtave njerėzore. Vetėm duke mbajtur parasysh kėtė do tė mund tė ndėrtohet njė kulturė paqeje dhe solidariteti mes njerėzve, dhe qė tė gjithė do tė mund tė angazhohen vendosmėrisht pėr ndėrtimin e njė shoqėrie gjithnjė e mė vėllazėrore, duke bėrė gjithsa ėshtė nė dorėn e tyre pėr tė refuzuar dhunėn e ēfarėdo lloji qoftė ajo, e cila nuk mund tė ketė kurrė motivacion fetar, sepse ajo dhunon shėmbėllesėn e Zotit qė mbart ēdo njeri. Ne tė gjithė e dimė se dhuna, dhe veēanėrisht terrorizmi i cili godet verbėrisht dhe shkakton viktima tė shumta sidomos ndėr tė pafajshmit, ėshtė e paaftė qė t’i zgjidhė konfliktet, dhe se ajo krijon ingranazhin vdekjeprurės tė urrejtjes shkatėrrimtare nė dėm tė njeriut dhe tė shoqėrisė.

3. Si njerėz tė fesė, ėshtė detyrė e jona tė jemi para sė gjithash edukatorė tė paqes, tė tė drejtave tė njeriut, tė njė lirie qė respekton secilin, por gjithashtu edhe tė njė jete shoqėrore gjithnjė e mė tė fortė, sepse njeriu duhet tė kujdeset pėr vėllezėrit dhe motrat e veta me humanizėm, pa asnjė diskriminim. Askush nuk mund tė pėrjashtohet prej bashkėsisė kombėtare pėr shkak tė racės, tė fesė, dhe as pėr shkak tė ndonjė karakteristike tjetėr personale. Tė gjithė sė bashku, anėtarė tė traditave fetare tė ndryshme, jemi tė thirrur tė pėrhapim njė mėsim qė nderon ēdo krijesė njerėzore, njė mesazh dashurie mes njerėzve dhe mes popujve. Nė veēanti na takon neve qė t’i formojmė me kėtė frymė brezat e rinj, tė cilėt do tė marrin nė dorėzim tė ardhmen. Para sė gjithash ėshtė detyrė e familjes e pastaj e personave qė kanė pėrgjegjėsi nė fushėn edukative dhe e Autoriteteve civile dhe fetare nė tėrėsi qė tė jenė tė kujdesshėm pėr tė pėrhapur njė mėsim tė drejtė dhe pėr t’i dhėnė secilit njė edukatė tė pėrshtatshme nė fushat e ndryshme tė pėrmendura, sidomos njė edukatė qytetare, qė tė grishė ēdo tė ri tė respktojė ata qė e rrethojnė dhe t’i konsiderojė si vėllezėr dhe motra, me tė cilėt ai ėshtė i thirrur tė jetojė ditė pėr ditė jo me indiferencė, por me vėmendje vėllazėrore. Ėshtė pra urgjente mė fort se kurrė t’u mėsohen brezave tė rinj vlerat njerėzore, morale dhe qytetare themelore, tė dobishme si pėr jetėn personale ashtu edhe pėr jetėn kolektive. Ēdo mungesė qytetėrimi duhet tė jetė njė rast pėr t’u kujtuar tė rinjve atė qė ne presim prej tyre nė jetėn shoqėrore. Ėshtė nė lojė e mira e pėrbashkėt e secilės shoqėri dhe e botės nė tėrėsi.

4. Nė kėtė frymė duhet konsideruar si i rėndėsishėm vazhdimi dhe intensifikimi i dialogut mes tė Krishterėve dhe Myslimanėve, nė aspektin e tij edukativ dhe kulturor, me qėllim qė tė mobilizohen tė gjitha forcat nė shėrbim tė njeriut dhe tė njerėzimit, me qėllim qė brezat e rinj tė mos organizohen nė blloqe kulturore ose fetare njėri kundra tjetrit, por si vėllezėr dhe motra tė vėrtetė nė humanizėm. Dialogu ėshtė njė instrument qė mund tė na ndihmojė tė dalim prej kėsaj spiraleje pa fund konfliktesh dhe tensionesh tė shumta qė pėrjetojnė shoqėritė tona, me qėllim qė tė gjithė popujt tė mund tė jetojnė nė qetėsi dhe nė paqe, nė respekt reciprok dhe mirėkuptim mes anėtarėve tė tyre tė ndryshėm.

Pėr ta bėrė kėtė, unė kėrkoj vėmendjen tuaj me qėllim qė pėrmes takimeve dhe shkėmbimeve, tė Krishterėt dhe Myslimanėt tė punojnė sė bashku, nė respekt reciprok, pėr paqen dhe pėr njė tė ardhme mė tė mirė pėr tė gjithė njerėzit; ata do tė jenė pėr rininė e sotme njė shembull pėr t’u ndjekur dhe pėr t’u imituar. Tė rinjtė do tė fitojnė njė besim tė ri nė jetėn shoqėrore dhe do tė kenė mė shumė dėshirė qė tė futen dhe tė marrin pjesė nė shndėrrimin e saj. Edukimi dhe shembulli do tė jenė pėr ta burim shprese nė tė ardhmen.

5. Kjo ėshtė dėshira e zjarrtė qė unė ndaj me ju: qė tė Krishterė dhe Myslimanė tė zhvillojnė gjithmonė e mė shumė marrėdhėnie miqėsore dhe frytdhėnėse pėr tė ndarė tė mirat e tyre tė veēanta, dhe qė ata tė pėrkujdesen veēanėrisht pėr cilėsinė e dėshmisė sė tyre si besimtarė!

Ju pėrsėris, tė dashur Miq Myslimanė, urimet e mia tė pėrzemėrta pėr festėn tuaj dhe i lutem Zotit tė paqes dhe tė mėshirės qė t’ju japė tė gjithėve shėndet tė mirė, qetėsi dhe begati.

Kardinal Jean-Louis Tauran
President

Arqipeshkėv Pier Luigi Celata
Sekretar

 

top