The Holy See
back up
Search
riga

KESHILLI PAPNOR PER DIALOGUN NDERFETAR
 

Tė Krishterė dhe Myslimanė:
sė bashku pėr tė mundur  varfėrinė

 

MESAZHI NĖ PĖRF UNDIM TĖ RAMAZANIT

‘Id al-Fitr 1430 H. / 2009 A.D.

 

 

Tė dashur Miq Myslimanė,

1. Me rastin e pėrfundimit tė muajit tė Ramazanit, dėshiroj t’ju bėj urimet e mia pėr paqe dhe gėzim dhe, nėpėrmjet kėtij Mesazhi, t’ju parashtroj njė reflektim tė pėrbashkėt mbi temėn: Tė Krishterė dhe Myslimanė: sė bashku pėr tė mundur varfėrinė.

2. Pa dyshim duhet tė gėzohemi kur konstatojmė se ndėr vite ky Mesazh i Kėshillit Papnor pėr Dialogun Ndėrfetar ėshtė bėrė jo vetėm njė traditė, por edhe njė takim i shumėpritur. Nė shumė vende, ai ėshtė njė rast pėr njė takim miqėsor mes tė Krishterėve dhe Myslimanėve tė shumtė. Madje, jo rrallėherė ndodh qė ai t’i pėrgjigjet njė shqetėsimi tė drejtė qė bashkėndajmė pėr shkėmbime besimplote dhe tė ēiltra. A nuk pėrbėjnė tė gjithė kėto elementė shenja miqėsie mes nesh pėr tė cilat duhet falėnderuar Zoti?

3. Pėr tė mbėrritur tek tema e kėtij viti, njeriu qė ndodhet nė situata varfėrie ėshtė nė mėnyrė tė pamohueshme nė qendėr tė urdhėrimeve tė cilat, nė mėnyra tė ndryshme, secili i kemi pėr zemėr. Kujdesi, mėshira dhe ndihma qė tė gjithė, burra dhe gra, mund t’i ofrojmė atij qė ėshtė i varfėr pėr t’i dhėnė pėrsėri vendin e tij nė shoqėrinė njerėzore, ėshtė njė provė e gjallė e Dashurisė sė Tejetlartit, sepse ėshtė njeriu si i tillė, tė cilin Ai na grish qė ta duam dhe ta ndihmojmė, pa dallim pėrkatėsie.

Ne e dimė tė gjithė se varfėria poshtėron dhe prodhon vuajtje tė padurueshme; ato janė shpesh burimi i izolimit, i zemėrimit, madje i urrejtjes dhe i dėshirės pėr hakmarrje. Kjo gjė mund tė nxisė veprime armiqėsie me tė gjitha mjetet e mundshme, duke u pėrpjekur qė t’i justifikojnė ato edhe me vlerėsime tė karakterit fetar: tė pėrvetėsojnė, nė emėr tė njė “drejtėsie hyjnore” tė rreme, pasurinė e tjetrit, pėrfshirė kėtu edhe paqen dhe sigurinė e tij. Pėr kėtė arsye zprapsja e fenomeneve tė ekstremizmit dhe tė dhunės kėrkon medoemos njė luftė kundėr varfėrisė pėrmes nxitjes sė njė zhvillimi njerėzor tė plotė, qė Papa Pali VI e pėrcaktoi si “emri i ri i paqes” (Letra Enciklike Populorum Progressio, 1975, n.76).

Nė Letrėn e fundit Enciklike Caritas in Veritate mbi zhvillimin e plotė tė njeriut nė dashuri dhe nė tė vėrtetė, Shenjtėria e Tij Papa Benedikti XVI, duke marrė nė konsideratė kontekstin aktual tė pėrpjekjeve nė dobi tė zhvillimit, vė nė dukje, ndėr tė tjera, nevojėn pėr njė “sintezė tė re humaniste” (n. 21) e cila, duke ruajtur hapjen e njeriut ndaj Zotit, duhet ta rivendosė atė “nė qendėr dhe nė majė tė gjithsa ekziston mbi tokė” (n.57). Prandaj, njė zhvillim i vėrtetė i duhet urdhėruar “ēdo njeriu dhe tė gjithė njerėzve” (Populorum Progressio, n. 42).

4. Nė predikimin e tij tė datės 1 janar 2009, me rastin e Ditės Botėrore tė Paqes, Papa Benedikti XVI, dallonte dy tipe varfėrie: varfėrinė qė duhet luftuar dhe varfėrinė qė duhet zgjedhur.

Varfėria qė duhet luftuar ėshtė para syve tė tė gjithėve: uria, mungesa e ujit tė pijshėm, mungesa e kujdesit mjekėsor dhe e banesave tė pėrshtatshme, mungesa e sistemeve edukuese e kulturore, analfabetizmi, por pa heshtur pėr ekzistencėn e formave tė reja tė varfėrisė “si pėr shembull nė shoqėritė e pasura dhe tė pėrparuara, ...fenomenet e mėnjanimit shoqėror, tė varfėrisė relacionale, morale dhe shpirtėrore” (Mesazhi pėr Ditėn Botėrore tė Paqes 2009, n. 2).

Varfėria qė duhet zgjedhur ėshtė ajo qė tė grish tė kesh njė stil jete tė thjeshtė dhe thelbėsor, qė shmang shpėrdorimin, respekton ambientin dhe tė gjitha tė mirat e Krijimit.

Kjo varfėri, tė paktėn gjatė disa periudhave tė vitit, ėshtė edhe ajo e pėrkormėrisė dhe e agjėrimit. Varfėria e zgjedhur krijon kushtet pėr tė dalė prej guackės sonė dhe pėr t’u bėrė zemėrgjerė.

5. Si besimtarė, dėshira pėr tė kėrkuar sė bashku zgjidhje tė drejta dhe tė qėndrueshme kundrejt shuplakės sė varfėrisė do tė thotė edhe reflektim mbi problemet e vėshtira tė kohės sonė dhe, kur ėshtė e mundur, tė angazhohemi sė bashku pėr tė gjetur njė pėrgjigje. Nė kėtė kuptim, ėshtė e nevojshme qė referimi tek aspektet e varfėrisė qė lidhen me globalizmin e shoqėrive tona tė marrė njė kuptim shpirtėror dhe moral, sepse ndajmė sė bashku thirrjen pėr tė ndėrtuar njė familje tė vetme njerėzore, nė tė cilėn tė gjithė – individė, popuj dhe kombe – i rregullojnė sjelljet e tyre sipas parimeve tė vėllazėrisė dhe tė pėrgjegjėsisė.

6. Njė studim i kujdesshėm i fenomenit kompleks tė varfėrisė na ēon ta shohim nė themel origjinėn e saj tek mungesa e respektimit tė dinjitetit, tė njeriu e ka qysh nė lindje, dhe na nxit pėr njė solidaritet global, pėr shembull, nėpėrmjet adoptimit tė njė “kodi etik tė pėrbashkėt” (Gjon Pali II, Fjala nė Akademinė Papnore tė Shkencave Shoqėrore, 27 prill 2001, n.4), rregullat e tė cilit nuk do tė kishin vetėm njė karakter konvencional, por do tė ishin tė rrėnjosura nė ligjin natyror tė skalitur prej Krijuesit nė ndėrgjegjen e secilės qenie njerėzore (ref. Rom 2, 14-15).

7. Duket se nė vende tė ndryshme tė botės kemi kaluar prej tolerancės tek njė takim i pėrbashkėt, duke filluar prej jetesės tė pėrbashkėt dhe prej bashkėndarjes sė shqetėsimeve. Tashmė ky ėshtė njė synim i rėndėsishėm qė ėshtė realizuar.

Duke vėnė nė dispozicion tė tė gjithėve pasurinė e lutjes, tė agjėrimit dhe tė mirėsisė pėr njėri-tjetrin, a nuk ėshtė ndoshta e mundur qė dialogu t’i mobilizojė forcat e gjalla tė atyre qė janė nė ecje drejt Zotit? I varfėri na pyet, na sfidon, por mbi tė gjitha ai na fton qė tė bashkėpunojmė pėr njė kauzė fisnike: ta mundim varfėrinė e tij!


Gėzuar festėn e ‘Id al-Fitr!

 

Kardinal Jean-Louis Tauran
President

 


Arqipeshkėv Pier Luigi Celata
Sekretar

 

 

ĖSHILLI PAPNOR
PĖR DIALOGUN NDĖRFETAR

00120 Qytet i Vatikanit
Telefon: 0039.06.6988 4321
Fax: 0039.06.6988 4494
E-mail: dialogo@interrel.va

 

 

top