KESHILLI PAPNOR PER DIALOGUN NDERFETAR Të Krishterë dhe Myslimanë:
MESAZHI NË PËRF UNDIM TË RAMAZANIT ÂId al-Fitr 1430 H. / 2009 A.D.
Të dashur Miq Myslimanë, 1. Me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit, dëshiroj tÂju bëj urimet e mia për paqe dhe gëzim dhe, nëpërmjet këtij Mesazhi, tÂju parashtroj një reflektim të përbashkët mbi temën: Të Krishterë dhe Myslimanë: së bashku për të mundur varfërinë. 2. Pa dyshim duhet të gëzohemi kur konstatojmë se ndër vite ky Mesazh i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar është bërë jo vetëm një traditë, por edhe një takim i shumëpritur. Në shumë vende, ai është një rast për një takim miqësor mes të Krishterëve dhe Myslimanëve të shumtë. Madje, jo rrallëherë ndodh që ai tÂi përgjigjet një shqetësimi të drejtë që bashkëndajmë për shkëmbime besimplote dhe të çiltra. A nuk përbëjnë të gjithë këto elementë shenja miqësie mes nesh për të cilat duhet falënderuar Zoti? 3. Për të mbërritur tek tema e këtij viti, njeriu që ndodhet në situata varfërie është në mënyrë të pamohueshme në qendër të urdhërimeve të cilat, në mënyra të ndryshme, secili i kemi për zemër. Kujdesi, mëshira dhe ndihma që të gjithë, burra dhe gra, mund tÂi ofrojmë atij që është i varfër për tÂi dhënë përsëri vendin e tij në shoqërinë njerëzore, është një provë e gjallë e Dashurisë së Tejetlartit, sepse është njeriu si i tillë, të cilin Ai na grish që ta duam dhe ta ndihmojmë, pa dallim përkatësie. Ne e dimë të gjithë se varfëria poshtëron dhe prodhon vuajtje të padurueshme; ato janë shpesh burimi i izolimit, i zemërimit, madje i urrejtjes dhe i dëshirës për hakmarrje. Kjo gjë mund të nxisë veprime armiqësie me të gjitha mjetet e mundshme, duke u përpjekur që tÂi justifikojnë ato edhe me vlerësime të karakterit fetar: të përvetësojnë, në emër të një Âdrejtësie hyjnore të rreme, pasurinë e tjetrit, përfshirë këtu edhe paqen dhe sigurinë e tij. Për këtë arsye zprapsja e fenomeneve të ekstremizmit dhe të dhunës kërkon medoemos një luftë kundër varfërisë përmes nxitjes së një zhvillimi njerëzor të plotë, që Papa Pali VI e përcaktoi si Âemri i ri i paqes (Letra Enciklike Populorum Progressio, 1975, n.76). Në Letrën e fundit Enciklike Caritas in Veritate mbi zhvillimin e plotë të njeriut në dashuri dhe në të vërtetë, Shenjtëria e Tij Papa Benedikti XVI, duke marrë në konsideratë kontekstin aktual të përpjekjeve në dobi të zhvillimit, vë në dukje, ndër të tjera, nevojën për një Âsintezë të re humaniste (n. 21) e cila, duke ruajtur hapjen e njeriut ndaj Zotit, duhet ta rivendosë atë Ânë qendër dhe në majë të gjithsa ekziston mbi tokë (n.57). Prandaj, një zhvillim i vërtetë i duhet urdhëruar Âçdo njeriu dhe të gjithë njerëzve (Populorum Progressio, n. 42). 4. Në predikimin e tij të datës 1 janar 2009, me rastin e Ditës Botërore të Paqes, Papa Benedikti XVI, dallonte dy tipe varfërie: varfërinë që duhet luftuar dhe varfërinë që duhet zgjedhur. Varfëria që duhet luftuar është para syve të të gjithëve: uria, mungesa e ujit të pijshëm, mungesa e kujdesit mjekësor dhe e banesave të përshtatshme, mungesa e sistemeve edukuese e kulturore, analfabetizmi, por pa heshtur për ekzistencën e formave të reja të varfërisë Âsi për shembull në shoqëritë e pasura dhe të përparuara, ...fenomenet e mënjanimit shoqëror, të varfërisë relacionale, morale dhe shpirtërore (Mesazhi për Ditën Botërore të Paqes 2009, n. 2). Varfëria që duhet zgjedhur është ajo që të grish të kesh një stil jete të thjeshtë dhe thelbësor, që shmang shpërdorimin, respekton ambientin dhe të gjitha të mirat e Krijimit. Kjo varfëri, të paktën gjatë disa periudhave të vitit, është edhe ajo e përkormërisë dhe e agjërimit. Varfëria e zgjedhur krijon kushtet për të dalë prej guackës sonë dhe për tÂu bërë zemërgjerë. 5. Si besimtarë, dëshira për të kërkuar së bashku zgjidhje të drejta dhe të qëndrueshme kundrejt shuplakës së varfërisë do të thotë edhe reflektim mbi problemet e vështira të kohës sonë dhe, kur është e mundur, të angazhohemi së bashku për të gjetur një përgjigje. Në këtë kuptim, është e nevojshme që referimi tek aspektet e varfërisë që lidhen me globalizmin e shoqërive tona të marrë një kuptim shpirtëror dhe moral, sepse ndajmë së bashku thirrjen për të ndërtuar një familje të vetme njerëzore, në të cilën të gjithë  individë, popuj dhe kombe  i rregullojnë sjelljet e tyre sipas parimeve të vëllazërisë dhe të përgjegjësisë. 6. Një studim i kujdesshëm i fenomenit kompleks të varfërisë na çon ta shohim në themel origjinën e saj tek mungesa e respektimit të dinjitetit, të njeriu e ka qysh në lindje, dhe na nxit për një solidaritet global, për shembull, nëpërmjet adoptimit të një Âkodi etik të përbashkët (Gjon Pali II, Fjala në Akademinë Papnore të Shkencave Shoqërore, 27 prill 2001, n.4), rregullat e të cilit nuk do të kishin vetëm një karakter konvencional, por do të ishin të rrënjosura në ligjin natyror të skalitur prej Krijuesit në ndërgjegjen e secilës qenie njerëzore (ref. Rom 2, 14-15). 7. Duket se në vende të ndryshme të botës kemi kaluar prej tolerancës tek një takim i përbashkët, duke filluar prej jetesës të përbashkët dhe prej bashkëndarjes së shqetësimeve. Tashmë ky është një synim i rëndësishëm që është realizuar. Duke vënë në dispozicion të të gjithëve pasurinë e lutjes, të agjërimit dhe të mirësisë për njëri-tjetrin, a nuk është ndoshta e mundur që dialogu tÂi mobilizojë forcat e gjalla të atyre që janë në ecje drejt Zotit? I varfëri na pyet, na sfidon, por mbi të gjitha ai na fton që të bashkëpunojmë për një kauzë fisnike: ta mundim varfërinë e tij!
Kardinal Jean-Louis Tauran
ËSHILLI PAPNOR 00120 Qytet i Vatikanit
|
|