The Holy See
back up
Search
riga

Dita XLIX Botėrore e Lutjes pėr Thirrjet:
mesazhi i Atit tė shenjtė pėr DBLTH XLIX

THIRRJET DHURATĖ E DASHURISĖ SĖ HYJIT

 

Tė dashur vėllezėr e motra!

Dita XLIX Botėrore e Lutjes pėr Thirrjet, qė do tė kremtohet mė 29 prill 2012, tė dielėn e katėrt tė Pashkėve, na fton tė reflektojmė mbi temėn: Thirrjet dhuratė e Dashurisė sė Hyjit.

Burimi i ēdo dhurate tė pėrsosur ėshtė Hyji Dashuri – Deus caritas est -: «kush mbetet nė dashuri, mbetet nė Hyjin dhe Hyji mbetet nė tė» (1 Gjn 4,16). Shkrimi i Shenjtė tregon historinė e kėsaj lidhjeje zanafillore mes Hyjit dhe njerėzimit, qė i paraprin edhe vetė krijimit. Shėn Pali, duke u shkruar tė krishterėve tė qytetit tė Efezit, lartėson njė himn mirėnjohjeje dhe lavdi ndaj Atit, i cili me dashamirėsi tė pafundme pėrgatit gjatė shekujve aktualizimin e planit tė tij universal tė shėlbimit, qė ėshtė plan dashurie. Nė Birin Jezus – pohon Apostulli – Ai «na zgjodhi para krijimit tė botės qė tė jemi tė shenjtė e tė papėrlyer para Tij nė dashuri» (Ef 1,4). Ne jemi tė dashur prej Hyjit “para” se tė vijmė nė ekzistencė! I nxitur vetėm prej dashurisė sė tij tė pakushtėzuar, Ai na ka “krijuar nga asgjėja” (krh. 2Mak 7,28) pėr tė na ēuar nė bashkimin e plotė me Vetveten.

I mahnitur pa masė para veprės sė provanisė sė Hyjit, Psalmisti thėrret: “Kur e sodis qiellin – veprėn e gishtave tė tu, hėnėn e yjet qė ti i vendose, ēka ėshtė atėherė njeriu qė ta kujtosh, biri i Adamit qė tė pėrkujdesesh pėr tė?” (Ps 8,4-5). E vėrteta e thellė e ekzistencės sonė, pra, pėrmbahet nė kėtė mister befasues: ēdo krijesė, nė veēanti ēdo person njerėzor, ėshtė fryt i njė mendimi dhe i njė akti dashurie tė Hyjit, dashuri e pafundme, besnike, e amshuar (krh. Jer 31,3). Zbulimi i kėtij realiteti ėshtė ajo qė e ndryshon me tė vėrtetė jetėn tonė nė thellėsi. Nė njė faqe tė shkėlqyer tė Rrėfimeve, shėn Agustini e shpreh me forcė tė madhe zbulimin e vet tė Hyjit bukuri e pafundme dhe dashuri e pafundme, njė Hyj qė i kishte qenė gjithmonė afėr, por tė cilit mė nė fund po ia hapte mendjen dhe zemrėn pėr t’u shndėrruar: “Vonė tė desha, bukuri kaq e vjetėr dhe kaq e re, vonė tė desha. Po, sepse ti ishe brenda meje dhe unė jashtė. Aty tė kėrkoja. I deformuar hidhesha mbi format e bukura tė krijesave tė tua. Ishe me mua, dhe nuk isha me ty. Mė mbanin larg teje krijesat e tua, qė s’do tė ekzistonin po tė mos ekzistonin nė ty. Mė thirre, dhe thirrja jote e theu shurdhėrinė time; shkėlqeve, dhe shkėlqimi yt e flaku tutje verbėrinė time; shpėrndave erėn tėnde tė mirė, dhe mora frymė e tė dėshiroj ty, shijova e kam uri e etje; mė preke, dhe u dogja prej dėshirės pėr paqen tėnde” (X, 27.38). Me kėto imazhe Shenjti i Iponės mundohet ta pėrshkruajė misterin e pashprehshėm tė takimit me Hyjin, me dashurinė e Tij qė e shndėrron gjithė ekzistencėn.

Bėhet fjalė pėr njė dashuri pa rezerva e cila na paraprin, na mbėshtet e na thėrret gjatė rrugės sė jetės, dhe e ka rrėnjėn e vet nė dhurimin falas absolut tė Hyjit. Duke iu referuar veēanėrisht shėrbesės meshtarake, paraardhėsi im, i Lumi Gjon Pali II, pohonte se «ēdo gjest shėrbestar, ndėrsa na bėn ta duam dhe t’i shėrbejmė Kishės, edhe na nxit tė piqemi gjithnjė e mė shumė nė dashurinė dhe nė shėrbimin ndaj Jezu Krishtit Krye, Bari dhe Dhėndėr i Kishės, njė dashuri qė paraqitet gjithmonė si pėrgjigje ndaj asaj pararendėse, tė lirė e falas tė Hyjit nė Krishtin» (Nxit. ap. Pastores dabo vobis, 25). Nė tė vėrtetė, ēdo thirrje e veēantė lind prej nismės sė Hyjit, ėshtė dhuratė e Dashurisė sė Hyjit! Ėshtė Ai qė e kryen “hapin e parė” dhe jo pėr arsye tė njė mirėsie tė veēantė qė gjen nė ne, por pėr arsye tė pranisė sė vetė dashurisė sė tij «tė ndikuar nė zemrat tona me anė tė Shpirtit Shenjt» (Rom 5,5).

Nė ēdo kohė, nė burimin e thirrjes hyjnore gjendet nisma e dashurisė sė pafundme tė Hyjit, qė shfaqet plotėsisht nė Jezu Krishtin. Sikurse kam shkruar nė Enciklikėn time tė parė Deus caritas est, «Vėrtet ekzison njė dukshmėri e shumėfishtė e Hyjit. Nė historinė e dashurisė qė Bibla na tregon, Ai na del pėrpara, kėrkon tė na bėjė pėr Vete - deri nė Darkėn e Fundit, deri nė Zemrėn e shporuar nė kryq, deri nė shfaqjet e tė Ngjallurit dhe nė veprat e mėdha pėrmes tė cilave Ai, nėpėrmjet veprimit tė Apostujve, ka udhėhequr ecjen e Kishės qė po lindte. Edhe nė historinė e mėvonshme tė Kishės Zoti nuk ka munguar: gjithnjė rishtazi Ai na del pėrpara - nėpėrmjet njerėzve nė tė cilėt Ai tejduket; nėpėrmjet Fjalės sė Vet, nė Sakramente, veēanėrisht nė Eukaristi» (nr. 17).

Dashuria e Hyjit mbetet pėrgjithmonė, ėshtė besnike ndaj vetvetes, ndaj «premtimit qė ua bėri njė mijė breznive» (Ps 105,8). Prandaj, duhet t’ua rishpallim, veēanėrisht breznive tė reja, bukurinė tėrheqėse tė kėsaj dashurie hyjnore, qė paraprin dhe shoqėron: ajo ėshtė shtytja e fshehtė, ėshtė motivimi qė nuk mungon kurrė, edhe nė rrethanat mė tė vėshtira.

Tė dashur vėllezėr e motra, pikėrisht kėsaj dashurie duhet t’ia hapim jetėn tonė, dhe pikėrisht nė pėrsosmėrinė e dashurisė sė Atit (krh. Mt 5,48) na thėrret Jezu Krishti ēdo ditė! Nė tė vėrtetė, masa e lartė e jetės sė krishterė do tė thotė tė duam “si” Hyji; bėhet fjalė pėr njė dashuri qė shfaqet nė dhurimin e plotė besnik e tė frytshėm tė vetvetes. Eprores sė manastirit tė Segovisė, qė ishte e mėrzitur pėr situatėn dramatike tė pezullimit nė tė cilėn ai gjendej ato vite, Shėn Gjoni i Kryqit i pėrgjigjet duke e ftuar qė tė vepronte sipas Hyjit: «Mos mendoni pėr gjė tjetėr pėrveēse se gjithēka ėshtė vendosur prej Hyjit; dhe aty ku nuk ka dashuri, vini dashuri dhe do tė korrni dashuri» (Epistolari, 26).

Nė kėtė terren dhurues, nė hapjen ndaj dashurisė sė Hyjit dhe si fryt i kėsaj dashurie, lindin tė gjitha thirrjet. Dhe pikėrisht duke marrė prej kėtij burimi nė lutje, me frekuentimin e vazhdueshėm tė Fjalės dhe tė Sakramenteve, nė veēanti tė Eukaristisė, ėshtė e mundur ta jetojmė dashurinė ndaj tė afėrmit nė tė cilin mėsojmė tė dallojmė fytyrėn e Krishtit Zot (krh. Mt 25,31-46). Pėr tė shprehur lidhjen e pandashme qė ekziston mes kėtyre “dy dashurive” – dashurisė ndaj Hyjit dhe asaj ndaj tė afėrmit – qė gurgullojnė prej tė njėjtit burim hyjnor dhe te ai janė tė orientuar, Papa Shėn Gregori i Madh pėrdor shembullin e bimės sė vogėl: «Nė terrenin e zemrės sonė [Hyji] kė mbjellė mė parė rrėnjėn e dashurisė ndaj Tij dhe pastaj ėshtė zhvilluar, si kurora, dashuria vėllazėrore» (Moralium Libri, sive expositio in Librum B. Job, Lib. VII, cap. 24, 28; PL 75, 780D).

Kėto dy shprehje tė tė vetmes dashuri hyjnore, duhet tė jetohen me intensitet tė veēantė dhe pastėrti tė zemrės prej atyre qė kanė vendosur tė ndėrmarrin njė ecje shoshitjeje drejt shėrbesės meshtarake dhe jetės sė kushtuar Zotit; pėrbėjnė elementin e saj cilėsues. Nė tė vėrtetė, dashuria pėr Hyjin, shėmbėlltyra tė dukshme – megjithėse gjithmonė tė papėrsosura – tė tė cilės bėhen presbiterėt dhe rregulltarėt, ėshtė motivimi i pėrgjigjes ndaj thirrjes sė kushtimit tė veēantė ndaj Zotit nėpėrmjet Shugurimit presbeterial apo dėshmimit tė kėshillave ungjillore. Fuqia e pėrgjigjes sė shėn Pjetrit ndaj Mėsuesit hyjnor: «Ti e di se tė dua» (Gjn 21,15), ėshtė sekreti i njė ekzistence tė dhuruar dhe tė jetuar nė plotėsi, dhe prandaj tė mbushur me gėzim tė thellė.

Shprehja tjetėr konkrete e dashurisė, ajo ndaj tė afėrmit, sidomos ndaj mė nevojtarėve dhe tė vuajturve, ėshtė shtytja vendimtare qė e bėn meshtarin dhe personin e kushtuar njė nxitės tė bashkimit mes njerėzve dhe njė mbjellės tė shpresės. Marrėdhėnia e tė kushtuarve Zotit, sidomos e meshtarit, me bashkėsinė e krishterė, ėshtė jetėsore dhe bėhet edhe pjesė themelore e horizontit tė tyre afektiv. Nė lidhje me kėtė, Famullitari i Shenjtė i Arsit kishte dėshirė tė pėrsėriste: «Prifti nuk ėshtė prift pėr vete; ėshtė i tillė pėr ju» (Le curé d’Ars. Sa pensée – Son cœur, Foi Vivante, 1966, fq. 100).

Tė dashur Vėllezėr nė episkopat, tė dashur presbiterė, diakonė, tė kushtuar e tė kushtuara, katekistė, veprues baritorė dhe tė gjithė ju tė angazhuar nė fushėn e edukimit tė brezave tė reja, ju nxis gjallėrisht qė tė viheni nė dėgjim tė vėmendshėm tė atyre qė brenda bashkėsive famullitare, shoqatave dhe lėvizjeve ndiejnė shfaqjen e shenjave tė njė thirrjeje nė meshtari apo nė njė kushtim tė veēantė. Ėshtė e rėndėsishme qė nė Kishė tė krijohen kushtet e favorshme me qėllim qė tė mund tė lindin shumė “po”, si pėrgjigje bujare ndaj thirrjes sė dashurisė sė Hyjit.

Do tė jetė detyrė e baritores thirrore tė japė pika orientimi pėr njė ecje tė frytshme. Element qendror do tė jetė dashuria ndaj Fjalės sė Hyjit, duke kultivuar njė familjaritet gjithnjė e mė tė madh me Shkrimin e Shenjtė dhe njė lutje personale e bashkėsiore e vėmendshme dhe e vazhdueshme, qė personat tė jenė tė aftė ta dėgjojnė thirrjen hyjnore nė mes tė shumė zėrave qė e mbushin jetėn e pėrditshme. Por sidomos Eukaristia le tė jetė “qendra jetėsore” e ēdo ecjeje thirrore: pikėrisht kėtu dashuria e Hyjit na prek nė flinė e Krishtit, shprehje e pėrsosur e dashurisė, dhe pikėrisht kėtu mėsojmė gjithnjė e pėrsėri ta jetojmė “masėn e lartė” tė dashurisė sė Atit. Fjala, lutja dhe Eukaristia janė thesari i ēmueshėm pėr tė kuptuar bukurinė e njė jete tėrėsisht tė shpenzuar pėr Mbretėrinė qiellore.

Uroj qė Kishat lokale, nė pėrbėrėsit e tyre tė ndryshėm, tė bėhen “vend” i shoshitjes sė vėmendshme dhe verifikimit tė thellė thirror, duke u ofruar tė rinjve dhe tė rejave njė shoqėrim shpirtėror tė urtė dhe tė fuqishėm. Nė kėtė mėnyrė bashkėsia e krishterė bėhet edhe vetė shfaqje e Dashurisė sė Hyjit qė ruan nė vetvete ēdo thirrje. Kjo dinamikė, qė u pėrgjigjet instancave tė urdhėrimit tė ri tė Jezusit, mund tė gjejė njė aktualizim shprehės dhe tė posaēėm nė familjet e krishtera, dashuria e tė cilave ėshtė shprehje e dashurisė sė Krishtit qė ka flijuar vetveten pėr Kishėn e vet (krh. Ef 5,32). Nė familjet, «bashkėsitė e jetės dhe tė dashurisė» (Gaudium et spes, 48), breznitė e reja mund tė bėjnė pėrvojėn e mrekullueshme tė kėsaj dashurie flijuese. Nė tė vėrtetė, ato jo vetėm janė vendi i privilegjuar i formimit njerėzor dhe tė krishterė, por edhe mund tė pėrfaqėsojnė «seminarin e parė dhe mė tė mirė tė thirrjes nė jetėn e kushtuar Mbretėrisė sė Hyjit» (Nxit. Apost. Familiaris consortio, 53), duke bėrė tė rizbulohet, pikėrisht brenda familjes, bukuria dhe rėndėsia e meshtarisė dhe e jetės sė kushtuar Zotit. Barinjtė dhe tė gjithė besimtarėt laikė le tė dinė gjithmonė tė bashkėpunojnė me qėllim qė nė Kishė tė shumohen kėto «shtėpi e shkolla tė bashkimit» sipas modelit tė Familjes sė Shenjtė tė Nazaretit, refleks harmonik mbi tokė i jetės sė tė Shenjtėrueshmes Trini.

Me kėto urime, ju jap me gjithė zemėr Bekimin Apostolik ju, tė Nderuar Vėllezėr nė episkopat, meshtarėve, diakonėve, rregulltarėve, rregulltareve dhe tė gjithė besimtarėve laikė, nė veēanti tė rinjve dhe tė rejave qė me zemėr tė butė vihen nė dėgjim tė zėrit tė Hyjit, tė gatshėm pėr ta pranuar atė me pjesėmarrje bujare dhe besnike.

Prej Vatikanit, 18 tetor 2011

 

© Copyright 2011 - Libreria Editrice Vaticana

  

top