 |
MESAZHI E ATIT TĖ SHENJTĖ BENEDIKTIT XVI
PĖR DITĖN E 50-TĖ BOTĖRORE TĖ LUTJES PĖR THIRRJET
Tė dashur vėllezėr e motra!
Nė Ditėn e 50-tė Botėrore tė Lutjes pėr Thirrjet, qė do tė kremtohet mė 23 prill
2013, e diela e katėrt e Pashkėve, dua t’ju ftoj qė tė meditoni mbi temėn:
“Thirrjet, shenjė e shpresės sė themeluar mbi fenė”, qė pėrkon mirė me kontekstin e Vitit tė fesė dhe me pėrvjetorin e 50-tė tė hapjes sė Koncilit II
Ekumenik tė Vatikanit. Shėrbėtori i Hyjit, Papa Pali VI, gjatė punimeve tė
Koncilit, e themeloi kėtė Ditė tė thirrjes nė kor para Hyjit Atė qė tė vazhdojė
tė dėrgojė punėtorė pėr Kishėn e tij (krh Mt 9,38). “Problemi i numrit tė
mjaftueshėm tė meshtarėve – theksonte nė atė kohė Papa – i prek pėr nga afėr tė
gjithė besimtarėt: jo vetėm sepse prej tij varet e ardhmja fetare e shoqėrisė sė
krishterė, por edhe sepse ky problem ėshtė treguesi i saktė dhe i paepur i
gjallėrisė sė fesė dhe dashurisė sė bashkėsive tė veēanta famullitare dhe
dioqezave, dhe dėshmia e shenjtėrisė morale tė familjeve tė krishtera. Aty ku
thirrjet lulėzojnė tė shumta si kishtare dhe rregulltare, aty jetohet me bujari
sipas Ungjillit” (Papa Pali VI, Mesazh radiofonik, 11 prill 1964).
Nė kėta dhjetėvjeēarė, bashkėsitė e ndryshme kishtare tė shpėrndara nė mbarė
botėn janė bashkuar shpirtėrisht pėr ēdo vit, nė tė dielėn e katėrt tė Pashkėve,
qė ta lusin Hyjin pėr dhuratėn e thirrjeve tė shenjta dhe pėr t’ia ripropozuar
meditimit tė pėrbashkėt urgjencėn e pėrgjigjes ndaj thirrjes hyjnore. Ky takim
domethėnės i pėrvitshėm ka favorizuar, nė fakt, njė angazhim tė fort pėr ta
vendosur gjithmonė e mė shumė nė qendėr tė pėrshpirtėrisė, tė veprimit baritor
dhe tė lutjes sė besimtarėve rėndėsinė e thirrjeve pėr meshtari dhe pėr jetėn e
kushtuar.
Shpresa ėshtė pritja e diēkaje pozitive pėr tė ardhmen, por qė njėkohėsisht
duhet ta mbėshtesė tė tashmen tonė, e shėnjuar jo rrallė nga pakėnaqėsi dhe
mossuksese. Ku themelohet shpresa jonė? Duke parė historinė e popullit tė
Izraelit, qė tregohet nė Besėlidhjen e Vjetėr, shohim se aty del, edhe nė ēastet
e vėshtirėsive mė tė mėdha siē ėshtė mėrgimi, njė element i vazhdueshėm, i
thirrur nė mėnyrė tė veēantė nga profetėt: pėrkujtimi i premtimeve tė bėra
Patriarkėve nga Hyji; pėrkujtimi qė kėrkon tė imitohet sjellja shembullore e
Abrahamit, i cili, siē kujton Pali Apostull, “duke shpresuar kundėr ēdo shprese,
ai besoi qė tė bėhet kėshtu ‘ati i shumė popujve’ sipas fjalės: ‘E
tillė do tė jetė pasardhėsia jote!’” (Rom 4,18). Njė e vėrtetė ngushėlluese
dhe ndriēuese qė del nga mbarė historia e shėlbimit ėshtė atėherė besnikėria e
Hyjit ndaj besėlidhjes, pėr tė cilėn ėshtė angazhuar dhe tė cilėn e ka pėrtėrirė
sa herė qė njeriu e ka prishur me pabesnikėrinė e vet, me mėkatin, qė nga koha e
pėrmbytjes (krh Zan 8,21-22), nė atė tė daljes dhe tė ecjes nė shkretėtirė (krh
Lp 9,7); besnikėri e Hyjit qė bashkohet pėr tė vulosur aleancėn e re dhe tė
amshuar me njeriun pėrmes gjakut tė Birit tė vet, tė vdekur dhe tė ngjallur pėr
shėlbimin tonė.
Nė ēdo ēast, sidomos nė ato mė tė vėshtirat, ėshtė gjithmonė besnikėria e Zotit,
forca e vėrtetė lėvizėse e historisė sė shėlbimit, qė bėn tė dridhen zemrat e
burrave dhe grave e qė i forcon ata nė shpresėn se do tė mbėrrijnė njė ditė nė
“Tokėn e premtuar”. Kėtu ėshtė themeli i sigurt i ēdo shprese: Hyji nuk na lė
kurrė vetėm dhe ėshtė besnik nė fjalėn e dhėnė. Pėr kėtė arsye, nė ēdo situatė
tė lumtur ose jo, mund tė ushqejmė njė shpresė tė frotė dhe tė lutemi me
psalmistin: “Vetėm nė Hyjin pusho, o shpirti im, vetėm nė tė qėndron shpresa
ime!” (Ps 62,6). Tė kesh shpresė, pra, ėshtė njėsoj si tė besosh nė Hyjin
besnik, qė i mban premtimet e besėlidhjes. Prandaj, feja dhe shpresa janė
ngushtėsisht tė bashkuara. “Shpresa”, nė fakt, ėshtė njė fjalė qendrore e fesė
biblike, nė atė pikė saqė nė pjesė tė ndryshme fjalėt “fe” dhe “shpresė” duket
se ia lėnė vendin njėra-tjetrės. Kėshtu, Letra drejtuar Hebrenjve e lidh
ngushtėsisht “plotėsinė e fesė” (10,22) me “shpalljen e pandryshueshme tė
shpresės (10,23). Edhe nė rastin kur Letra e Parė e Pjetrit i nxit tė krishterėt
qė tė jenė gjithmonė tė gatshėm qė tė japin njė pėrgjigje pėr fjalėn – kuptimin
dhe arsyen – e shpresės sė tyre (krh 3,15), “shpresa” ėshtė e barasvlershme me
“fenė” (Enc. Spe salvi, 2).
Tė dashur vėllezėr e motra, nė ēfarė qėndron besnikėria e Hyjit nė tė cilėn
duhet tė besohemi me shpresė tė fortė? Nė dashurinė e tij. Ai, qė ėshtė Atė, e
derdh nė unin tonė mė tė thellė, pėrmes Shpirtit Shenjt, dashurinė e tij (krh
Rom 5,5). Dhe pikėrisht mbi kėtė dashuri, duke u dėftuar plotėsisht nė Jezu
Krishtin, Ai i bėn thirrje ekzistencės tonė, kėrkon njė pėrgjigje mbi atė ēfarė
secili prej nesh dėshiron tė bėjė me jetėn e vet, sa jemi tė gatshėm tė vėmė nė
lojė pėr ta realizuar nė plotėsi jetėn tonė. Shpresa, pra, ushqehet me kėtė
siguri: “Ne e njohėm dashurinė qė Hyji ka kundrejt nesh” (1 Gjn 4,16). Dhe kjo
dashuri kėrkuese, e thellė, qė shkon pėrtej sipėrfaqėsisė, na jep guxim, na bėn
tė shpresojmė nė rrugėn e jetės dhe nė tė ardhmen, na bėn tė kemi besim nė
vetvete, nė historinė dhe nė tė tjerėt. Do tė doja t’ju drejtohesha nė mėnyrė tė
veēantė juve tė rinj e tė reja dhe t’ju pėrsėris: “Ēfarė do tė ishte jeta juaj
pa kėtė dashuri? Hyji kujdeset pėr njeriun qė nga krijimi deri nė fund tė
kohėrave, kur do ta plotėsojė planin e tij tė shėlbimit. Nė Zotėrinė e Ngjallur
e kemi sigurinė e shpresės tonė” (Fjalimi para rinisė sė dioqezės sė San Marinos
– Montefeltro, 19 qershor 2011).
Siē ndodhi nė rrjedhėn e ekzistencės sė vet tokėsore, edhe sot Jezusi, i
Ngjalluri, kalon nėpėr rrugėt e jetės tonė dhe na sheh tė zhytur nė veprimtaritė
tona, me dėshirat tona dhe me nevojat tona. Pikėrisht nė tė pėrditshmen Ai
vazhdon tė na e drejtojė fjalėn e vet; na thėrret qė ta realizojmė jetėn tonė me
Tė, i cili ėshtė i vetmi qė mund ta shuajė etjen tonė pėr shpresė. Ai, i Gjallė
nė bashkėsinė e dishepujve, qė ėshtė Kisha, edhe sot na thėrret qė ta ndjekim.
Dhe kjo thirrje mund tė vijė nė ēdo ēast. Edhe sot Jezusi pėrsėrit: “Eja! Mė
ndiq!” (Mk 10,21). Pėr ta pranuar kėtė ftesė, nuk duhet ta zgjedhim mė vetė
rrugėn tonė. Ta ndjekėsh Jezusin do tė thotė ta zhysim vullnetin tonė nė
vullnetin e Jezusit, t’ia japim Atij me tė vėrtetė pėrparėsinė, ta vendosim Atė
nė vendin e parė nė ēdo gjė qė bėn pjesė nė jetėn tonė: nė familje, nė punė, nė
interesat personale dhe nė veten tonė. Do tė thotė t’ia dorėzojmė jetėn tonė
Atij, tė jetojmė me Tė nė intimitet tė thellė, tė hyjmė pėrmes Tij nė bashkim me
Atin nė Shpirtin Shenjt dhe, pėr rrjedhojė, me vėllezėrit dhe motrat. Dhe ky
bashkim i jetės me Jezusin ėshtė “vendi” i privilegjuar ku pėrjetohet shpresa
dhe ku jeta do tė jetė e lirė dhe e plotė!
Thirrjet meshtarake dhe rregulltare lindin nga pėrvoja e takimit personal me
Krishtin, nga dialogu i sinqertė dhe plot besim me Tė, pėr tė hyrė nė vullnetin
e tij. Ėshtė e nevojshme, pra, qė tė rritemi nė pėrvojėn e fesė, qė kuptohet si
marrėdhėnie e thellė me Jezusin, si dėgjim i brendshėm i zėrit tė tij, qė
tingėllon brenda nesh. Ky rrugėtim, qė na aftėson pėr ta pranuar thirrjen e
Hyjit, mund tė ndodhė nė brendėsi tė bashkėsive tė krishtera qė jetojnė njė
klimė tė ngjeshur feje, njė dėshmi bujare tė shkrirjes me Ungjillin, njė pasion
misionar qė ēon nė dhurimin e plotė tė vetvetes pėr Mbretėrinė e Hyjit, i
ushqyer nga afrimi ndaj Sakramenteve, nė mėnyrė tė veēantė ndaj Eukaristisė, dhe
nga njė jetė e zjarrtė lutjeje. Kjo e fundit “duhet, nga njėra anė, tė jetė
shumė personale, njė pėrballje e unit tim me Hyjin, me Hyjin e gjallė.
Megjithatė, nga ana tjetėr, ajo duhet tė jetė gjithmonė sėrish e udhėhequr dhe e
ndriēuar nga lutje tė mėdha tė Kishės dhe tė shenjtėrve, nga lutja liturgjike,
nė tė cilėn Zoti na mėson vazhdimisht tė lutemi nė mėnyrėn e duhur. (Enc. Spe
salvi, 34).
Lutja e vazhdueshme dhe e thellė bėn tė rritet feja e bashkėsisė sė krishterė,
nė sigurinė gjithmonė tė pėrtėrirė se Hyji nuk e braktis kurrė popullin e tij
dhe se e mbėshtet duke ngjallur thirrje tė veēanta, pėr meshtarinė dhe jetėn e
kushtuar, qė tė jenė shenja shprese pėr botėn. Nė fakt, meshtarėt dhe
rregulltarėt, janė tė thirrur qė t’i dhurohen nė mėnyrė tė pakushtėzuar popullit
tė Hyjit, nė njė shėrbim dashurie ndaj Ungjillit dhe Kishės, njė shėrbim ndaj
asaj shprese tė fortė qė vetėm hapja ndaj horizontit tė Hyjit mund ta dhurojė.
Prandaj, ata, me dėshminė e fesė sė tyre dhe me zellin e tyre apostolik, mund
t’ua transmetojnė, nė mėnyrė tė veēantė brezave tė rinj, dėshirėn e gjallė pėr
t’iu pėrgjigjur me bujari dhe me shpejtėsi Krishtit qė i thėrret pėr ta ndjekur
mė nga afėr. Kur njė nxėnės i Jezusit e pranon thirrjen hyjnore pėr t’iu
kushtuar mbarėshtimit priftėror ose jetės sė kushtuar, dėftohet kėshtu njė prej
fryteve mė tė pjekura tė bashkėsisė sė krishterė, qė na ndihmon ta shohim me
besim dhe shpresė tė veēantė tė ardhmen e Kishės dhe angazhimin e saj pėr
ungjillėzim. Nė fakt ka nevojė gjithmonė pėr punėtorė tė rinj pėr predikimin e
Ungjillit, pėr kremtimin e Eukaristisė, pėr Sakramentin e Pajtimit. Tė mos
mungojnė, pra, meshtarėt e zellshėm, qė tė dinė t’i shoqėrojnė tė rinjtė, tė
cilėt si ‘shokė udhėtimi’ i ndihmojnė qė ta njohin, nė rrugėn e tyre shpesh tė
mundimshme dhe tė errėt tė jetės, Krishtin, qė ėshtė Rruga, e Vėrteta dhe Jeta
(krh Gjn 14,6); pėr t’iu propozuar atyre, me guxim ungjillor, bukurinė e
shėrbimit ndaj Hyjit, ndaj bashkėsisė sė krishterė, ndaj vėllezėrve dhe motrave.
Tė jenė meshtarė qė ta tregojnė frytshmėrinė e njė angazhimi plot entuziazėm, qė
jep njė ndjenjė pėrplotėsimi ndaj ekzistencės personale, pikėrisht sepse ėshtė i
themeluar mbi fenė nė Atė qė na ka dashur i pari (krh 1 Gjn 4,19). Njėsoj,
shpresoj qė tė rinjtė, nė mesin e propozimeve tė shumta sipėrfaqėsore dhe qė
fiken shpejt, tė dinė ta kultivojnė tėrheqjen e tyre pas vlerave, synimeve tė
larta, zgjedhjeve rrėnjėsore, pėr njė shėrbim ndaj tė tjerėve mbi gjurmėt e
Jezusit.
Tė dashur tė rinj, mos kini frikė t’i ndiqni dhe t’i pėrshkoni rrugėt kėrkuese
dhe tė guximshme tė dashurisė dhe tė angazhimit bujar! Kėshtu do tė jeni tė
lumtur tė shėrbeni, do tė jeni dėshmitarė tė atij gėzimi qė bota nuk mund ta
japė, do tė jenė flakė tė gjalla tė njė dashurie tė pafundme e tė pėrjetshme, do
tė mėsoni “ta jepni arsyen e shpresės sė banon nė ju” (1 Pjt 3,15)!
Nga Vatikani, 6 tetor 2012
BENEDICTUS PP. XVI
© Copyright 2012 - Libreria
Editrice Vaticana
|