 |
MESAZH I ATIT TĖ SHENJTĖ
BENEDIKTI XVI
PĖR DITĖN XXVI BOTĖRORE TĖ RINISĖ
2011

"Tė rrėnjosur e tė themeluar nė Krishtin, tė fortė nė fe " (khs Kol 2,7)
Tė dashur miq,
mendoj shpesh per Ditėn Botėrore tė Rinisė nė Sydney 2008. Atje jetuam njė festė
tė madhe tė besimit, gjatė sė cilės Shpirti i Hyjit veproi me fuqi tė madhe,
duke krijuar njė bashkim tė thellė mes pjesėmarrėsve tė ardhur nga tė gjitha
anėt e botės. Ai takim, ashtu si edhe tė mėparshmit, ka dhėnė fryte tė bollshme
nė jetėn e shumė tė rinjve dhe tė mbarė Kishės. Tani shikimi ynė drejtohet nga
Dita e ardhshme e Rinisė, qė do tė mbahet nė Madrid nė gusht 2011. Qė nė vitin
1989, disa muaj para rėnies historike tė Murit tė Berlinit, shtegtimi i tė
rinjve u ndal nė Spanjė nė Santiago tė Kompostelės. Tani, nė njė ēast nė tė
cilin Evropa ka shumė nevojė tė rigjejė rrėnjėt e veta tė krishtera, kemi lėnė
takim nė Madrid, me temėn: "Tė rrėnjosur e tė themeluar nė Krishtin,
tė fortė nė fe" (khs Kol 2,7). Pra, ju ftoj nė kėtė ngjarje kaq tė rėndėsishme pėr Kishėn nė Evropė dhe pėr
Kishėn e gjithėmbarshme. Dhe do tė doja qė tė gjithė tė rinjtė, si ata qė e
bashkėndajnė besimin tonė nė Jezu Krishtin, ashtu edhe ata qė ngurrojnė, janė
dyshues apo nuk besojnė nė Tė, tė mund ta jetojnė kėtė pėrvojė, qė mund tė jetė
vendimtare pėr jetėn: pėrvojėn e Zotit Jezus tė ringjallur dhe tė gjallė dhe tė
dashurisė sė tij pėr secilin prej nesh.
1. Nė burimin e aspiratave tuaja mė tė mėdha
Nė ēdo kohė, edhe nė ditėt tona, shumė tė rinj ndjejnė dėshirėn e thellė qė
marrėdhėniet mes personave tė jetohen nė tė vėrtetėn dhe nė solidaritet. Tė
shumtė janė ata qė shfaqin aspiratėn e ndėrtimit tė marrėdhėnieve tė mirėfillta
tė miqėsisė, tė njohjes sė dashurisė sė vėrtetė, tė themelimit tė njė familjeje
tė bashkuar, tė arritjes sė njė qėndrueshmėrie vetjake dhhe tė njė sigurie tė
vėrtetė, qė tė mund tė sigurojnė njė tė ardhme tė qetė dhe tė lumtur. Sigurisht,
duke kujtuar rininė time e di se qėndrueshmėria dhe siguria nuk janė ēėshtjet qė
kanė mė shumė peshė nė mendjen e tė rinjve. Po, kėrkesa pėr njė vend pune dhe me
tė kėrkesa pėr tė patur njė taban tė sigurt nėn vete ėshtė njė problem i madh
dhe shqetėsues, por njėkohėsisht rinia mbetet mosha kur kėrkohen gjėra tė larta
nė jetė. Nėse kujtoj vitet e mia tė atėhershme: thjesht nuk dėshironim ta
humbisnim veten nė tė rėndomtėn e jetės borgjeze. Dėshironim atė ēka ėshtė e
lartė, e re. Dėhsironim tė gjenim vetė jetėn nė shtrirjen dhe bukurinė e saj.
sigurisht, kjo varej edhe nga situata nė tė cilėn ndodheshim. Gjatė diktaturės
nacionalsocialiste dhe gjatė luftės, ne ishim, si tė thuash, tė kyēur nga
pushteti mbizotėrues. Pra donim tė dilnim nė ajėr tė lirė pėr tė hyrė nė
gjerėsinė e mundėsive tė qenies njeri. Por besoj se, nė njė farė mėnyre, kjo
shtyės pėr tė skuar pėrtej tė zakonshmes ekziston nė ēdo brezni. Ėshtė pjesė e
tė qenit njeri tė dėshirosh diēka mė tė nga pėrditshmėria e zakonshme e njė pune
tė sigurt dhe tė ndiesh tėrheqje pėr diēka qė ėshtė vėrtet e madhe, e lartė. Mos
vallė ėshtė njė ėndėrr boshe qė davaritet kur rritemi? Jo, njeriu ėshtė krijuar
vėrtet pėr atė ēka ėshtė e madhe, pėr tė pafundmen. Ēdo gjė tjetėr ėshtė e
pamjaftueshme. Shėn Agustini kishte tė drejtė: zemra jonė nuk gjen qetėsi
pėrveēse kur pushon nė ty. Dėshira pėr njė jetė mė tė lartė ėshtė njė shenjė e
faktit qė na ka krijuar Ai, qė ne mbajmė gjurmėn e ij. Hyji ėshtė jetė, dhe
pėr kėtė arsye ēdo krijesė ėshtė e prirur kah jeta; mėnyrė unike dhe tė veēantė
personi njerėzor, i krijuar sipas shėmbėllimit tė Hyjit, aspiron dashurinė,
gėzimin dhe paqen. Atėherė e kuptojmė se si nuk ka kuptim tė pretendosh tė
eliminosh Hyjin qė tė jetojė njeriu! Hyji ėshtė burimi i jetės; ta eliminosh atė
do tė thotė tė ndahesh nga ky burim dhe, pashmangshmėrisht, ti heqėsh vetes
mudėsinė e plotėsisė dhe tė gėzimit. krijesa, nė fakt, pa Krijuesin venitet
(Konc. II Ekum. Vat., Kusht. Gaudium et Spes, 36). Kultura e sotme, nė
disa zona tė botės, sidomos nė Perėndim, ka prirjen ta pėrjashtojė Hyjin, apo ta
konsiderojė besimin si njė fakt privat, pa asnjė rėndėsi nė jetėn shoqėrore.
Ndėrsa tėrėsia e vlerave qė janė nė bazė tė shoqėrisė vjen nga Ungjilli si
ndjenja e dinjitetit tė personit, e solidaritetit, e punės dhe e familjes
konstatohet njė eklips i Hyjit, njė lloj amnezie, pėr tė mos folur pėr njė
refuzim tė mirėfilltė tė Krishtėrimit dhe njė mohim tė thesarit tė besimit tė
marrė, duke rrezikuar humbjen e identitetit tė thellė vetjak.
Pėr kėtė arsye, tė dahur miq, ju ftoj tė pėrthelloni ecjen tuaj tė besimit nė
Hyjin, atin e Zotit tonė Jezu Krishtit! Dhe kjo ėshtė veēanėrisht e vėrtetė sot,
kur shumė vetė nuk kanė pika referimi tė qėndrueshme pėr ta ndėrtuar jetėn e
tyre, duke u bėrė nė kėtė mėnyrė thellėsisht tė pasigurt. Relativizmi i
pėrhapur, sipas tė cilit gjithēka ėshtė e barasvlershme dhe nuk ekziston asnjė
vėrtetė dhe asnjė pikė referimi absolute, nuk krijon lirinė e vėrtetė, por
paqėndrueshmėri, pėrhumbje, konformizėm me modat e ēastit. Ju tė rinj keni tė
drejtėn qė tė merrni nga brezat qė ju paraprijnė pika tė qėndrueshme qė tė bėni
zgjedhjet tuaja dhe tė ndėrtoni jetėn tuaj, ashtu si njė bimė e re ka nevojė pėr
njė mbėshtetje tė fortė derisa ti rriten rrėnjėt qė mėpas tė bėhet njė pemė e
fortė e aftė pėr tė dhėnė fryte.
2. Tė rrėnjosur e tė themeluar nė Krishtin
Pėr tė hedhur dritė mbi rėndėsinė e besimit nė jetėn e besimtarėve, do tė doja
tė ndalesha nė secilin prej tre termave qė shėn Pali pėrdor nė shprehjen e tij:
"Tė rrėnjosur e tė themeluar nė Krishtin, tė fortė nė fe" (khs. Kol
2,7). Mund tė dallojmė nė tė tre shėmbėllime: tė rrėnjosur na kujton pemėn dhe
rrėnjėt qė e ushqejnė atė, tė themeluar i referohet ndėrtimit tė njė shtėpie;
tė fortė na kujton rritjen e forcės fizike apo morale. Janė shėmbėllime qė
flasin vetė. Para se ti komentojmė, vėrejmė thjesht se nė tekstin origjinal tre
termat, nga pikėpamja gramatikore, pėrdoren nė formėn joveprore: kjo do tė thotė
se ėshtė Krishti vetė qė ndėrmerr nismėn pėr tė rrėnjosur, themeluar dhe pėr ti
bėrė tė fortė besimtarėt. Shėmbėllimi i parė ėshtė ai i pemės, e mbjellė
qėndrueshėm nė tokė nėpėrmjet rrėnjėve, qė e bėjnė tė qėndrueshme dhe e ushqejnė
atė. Pa rrėnjė, do ta merrte me vete era dhe do tė vdiste. Cilat janė rrėnjėt
tona? Natyrisht prindėrit, familja dhe kultura e vendit tonė, qė janė njė
pėrbėrėse shumė e rėndėsishme e identitetit tonė. Bibla na zbulon njė tjetėr.
Profeti Jeremi shkruan: Qoftė bekuar ai qė shpreson nė Zotin, Zoti do tė jetė
shpresa e tij. Ai do tė jetė porsi druri i mbėltuar nė breg tė ujit, qė kah
pėrroi i lėshon rrėnjėt e sdo tė trembet kur tė vijė zhegu: gjethi i tij do tė
jetė i blertė. Pėr vit thatėsie nuk merakoset, nuk pushon sė dhėni fruta (Jer
17,7-8). Tė lėshosh rrėnjėt, sipas profetit, do tė thotė ta vendosėsh besimin
tėnd nė Hyjin. Nga Ai e marrim jetėn tonė; pa Tė nuk do tė mund tė jetonim
vėrtetėsisht. Hyji na e dha jetėn e pasosur, e kjo jetė ėshtė nė Birin e tij
(1 Gjn 5,11). Vetė Jezusi paraqitet si jeta jonė (khs Gjn 14,6).
Pėr kėtė feja e krishterė nuk ėshtė vetėm tė besosh nė disa tė vėrteta, por
ėshtė para sė gjithash njė marrėdhėnie vetjake me Jezu Krishtin, ėshtė takimi me
Birin e Hyjit, qė i jep ekzistencės mbarė njė dinamizėm tė ri. Kur hyjmė nė
marrėdhėnie personale me Tė, Krishti na zbulon identitetin tonė, dhe, nė
miqėsinė e tij, jeta rritet dhe realizohet nė plotėsi. Vjen njė ēast, nė rini,
kur secili prej nesh pyet veten: ēkuptim ka jeta ime, ēsynim, ēdrejtim duhet
ti jap asaj? Ėshtė kjo njė fazė themelore, qė mund ta trazojė shpirtin,
ndonjėherė edhe pėr njė kohė tė gjatė. Mendojmė pėr llojin e punės qė duam tė
bėjmė, pėr marrėdhėniet shoqėrore qė duam tė vendosim, pėr llojin e dashurive qė
duam tė zhvillojmė... Nė kėtė kontekst mendoj pėr rininė time. Nė njėfarė mėnyre
e kam patur qė herėt vetėdijen se Zoti mė donte prift. Por mė vonė, pas Luftės,
kur nė seminar dhe nė universitet isha drejt kėtij synimi, mu desh ta rifitoja
kėtė siguri. Mu desh tė pyesja veten: vallė ėshtė vėrtet kjo rruga ime? Vallė
ėshtė vėrtet ky vullneti i Zotit pėr mua? A do tė jem i aftė ti mbetem besnik
Atij dhe tė jem plotėsisht i gatshėm pėr Tė, nė shėrbimin e Tij? Njė vendim i
tillė shkakton edhe vuajtje. Nuk ka si tė jetė ndryshe. Por mė pas mbėrriti edhe
siguria: kjo gjė ėshtė e mirė! Po, Zoti mė do, pėr kėtė arsye do tė ma japė
fuqinė. Duke e dėgjuar Atė, duke ecur me Tė bėhem vėrtet vetvetja. Nuk ka
rėndėsi plotėsimi i dėshirave tė mia, por vullneti i Tij. Nė kėtė mėnyrė jeta
bėhet e vėrtetė, e mirėfilltė.
Ashtu si rrėnjėt e pemės e mbajnė atė tė rrėnjosur thellė nė tokė, nė tė njėjtėn
mėnyrė themelet i japin shtėpisė njė qėndrueshmėri jetėgjatė. Nėpėrmjet besimit,
ne jemi tė themeluar nė Krishtin (khs Kol 2,7), siē ėshtė e ndėrtuar njė
shtėpi mbi themelet. Nė historinė e shenjtė kemi shumė shembuj shenjtėrish qė e
kanė ndėrtuar jetėn e tyre mbi Fjalėn e Hyjit. I pari ėshtė Abrahami. Ati ynė nė
besim iu bind Hyjit qė i kėrkonte tė linte shtėpinė atėrore pėr tu mbudhur
drejt njė Vendi tė panjohur. I besoi Abrahami Hyjit dhe iu numėrua pėr
drejtėsi, dhe u bė miku i Hyjit (Jak 2,23). Tė jemi tė themeluar nė
Krishtin do tė thotė ti pėrgjigjemi konkretisht thirrjes sė Hyjit, duke i
besuar Atij dhe duke vėnė nė jetė Fjalėn e tij. Vetė Jezusi i qorton dishepujt e
vet: Pse mė thirrni: Zotėri, Zotėri!, e nuk bėni si ju urdhėroj? (Lk
6,46). Dhe, duke pėrdorur shėmbėllimin e ndėrtimit tė shtėpisė, shton: Ēdonjėri
qė vjen tek unė, qė e dėgjon fjalėn time e qė e shtjen nė veprim... i pėrngjan
njeriut, i cili, kur ndėrtoi shtėpinė e vet, mihi dheun thellė dhe themelin e
vuri mbi shkėmb. Ra vėrshimi, lumi u vėrsul mbi atė shtėpi, por nuk mundi ta
tundė, sepse ishte e ndėrtuar mirė (Lk 6,47-48).
Tė dashur miq, ndėrtojeni shtėpinė tuaj mbi shkėmb, si njeriu qė mihi dheun
thellė. Pėrpiquni edhe ju, ēdo ditė, qė tė ndiqni Fjalėn e Krishtit. Ndjejeni
Atė si mikun e vėrtetė me tė cilin tė bashkėndani udhėn e jetės suaj. Me Tė
pranė do tė jeni tė aftė tė pėrballoni me guxim dhe shpresė vėshtirėsitė,
problemet, edhe zhgėnjimet dhe dėshtimet. Vazhdimisht ju paraqiten propozime mė
tė lehta, por ju vetė e kuptoni se ato zbulohen mashtruese, nuk ju japin qetėsi
dhe gėzim. Vetėm Fjala e Hyjit na tregon jetėn e vėrtetė, vetėm besimi qė na
ėshtė pėrcjellė ėshtė drita qė ndriēon udhėn. Pranojeni me mirėnjohje kėtė
dhuratė shpirtėrore qė keni marrė nga familjet tuaja dhe angazhohuni qė ti
pėrgjigjeni me pėrgjegjėsi thirrjes sė Hyjit, duke u bėrė tė rritur nė besim.
Mos u besoni atyre qė ju thonė se nuk keni nevojė pėr tė tjerėt pėr tė ndėrtuar
jetėn tuaj! Ndėrsa mbėshtetuni nė besimin e tė dashurve tuaj, nė besimin e
Kishės, dhe falėnderojeni Zotin qė e keni marrė dhe qė e keni bėrė tuajin!
3. Tė fortė nė fe
Jini "tė rrėnjosur e tė themeluar nė Krishtin, tė fortė nė fe"
(khs. Kol 2,7). Letra nga e cila ėshtė marrė kjo ftesė, ėshtė shkruar nga shėn Pali pėr tiu
pėrgjigjur njė nevoje tė saktė tė tė krishterėve tė qytetit tė Kolosit. Nė fakt
kjo bashkėsi kėrcėnohej nga ndikimi i i disa prirjeve kulturore tė kohės qė i
tėrhiqnin mendjen besimtarėve nga Ungjilli. Konteksti ynė kulturor, tė dashur tė
rinj, ka ngjashmėri tė shumta me ato tė kolosianėve tė atėhershėm. Nė fakt ka
njė rrymė tė fortė laiciste qė do ta mėnjanojė Hyjin nga jeta e personave dhe e
shoqėrisė, duke paraqitur dhe duke u pėrpjekur tė krijojė njė parajsė pa Tė.
Por pėrvoja na mėson se bota pa Hyjin kthehet nė njė ferr: mbizotėron egoizmi,
dasitė nėpėr familje, urrejtja mes personave dhe popujve, mungesa e dashurisė, e
gėzimit dhe e shpresės. Nė tė kundėrt, aty ku personat dhe popujt pranojnė
praninė e Hyjit, e adhurojnė Atė nė tė vėrtetėn dhe dėgjojnė zėrin e tij,
ndėrtohet konkretisht qytetėrimi i dashurisė, ku secili respektohet nė
dinjitetin e vet, rritet bashkimi bashkė me frytet qė sjell. Por ka tė krishterė
qė e lėnė veten tė joshen nga mėnyra e tė menduarit laicist, apo janė tė
tėrhequr nga rryma fetare qė largojnė nga besimi nė Jezu Krishtin. Tė tjerė, pa
iu bashkangjitur kėtyre thirrjeve, thjesht e kanė lėnė tė ftohet besimin e tyre,
me pasoja tė pamėnjanueshme nė rrafsh moral.
Vėllezėrve tė prekur nga idetė e huaja pėr Ungjillin, apostulli Pal u kujton
fuqinė e Krishtit tė vdekur dhe tė ringjallur. Ky mister ėshtė themeli i jetės
sonė, qendra e besimit tė krishterė. Tė gjitha filozofitė qė e injorojnė atė,
duke e konsideruar marri (1 Kor 1,23), tregojnė caqet e tyre pėrballė
pyetjeve tė mėdha qė banojnė nė zemrėn e njeriut. Pėr kėtė arsye, edhe unė, si
Pasardhės i Pjetrit, dėshiroj tju ripohoj nė besim (khs Lk 22,32). Ne
besojmė bindshėm se Jezu Krishti e ka ofruar veten nė kryq pėr tė na dhėnė
dashurinė e vet; nė mundimin e tij, ka mbartur vuajtjet tona, ka marrė mbi vete
mėkatet tona, ka fituar pėr ne faljen dhe na ka pajtuar me Hyjin Atė, duke na
hapur udhėn e jetės sė pasosur. Nė kėtė mėnyrė jemi ēliruar nga ajo ēka e pengon
mė shumė jetėn tonė: nga skllavėria e mėkatit, dhe mund ti duam tė gjithė, deri
edhe armiqtė tanė, dhe ta bashkėndajmė kėtė dashuri me vėllezėrit mė tė varfėr
dhe ata nė vėshtirėsi.
Tė dashur miq, shpesh Kryqi na frikėson, sepse duket tė jetė mohimi i jetės. Nė
tė vėrtetė, ėshtė e kundėrta! Ai ėshtė po-ja e Hyjit ndaj njeriut, shprehja mė
e lartė e dashurisė sė tij dhe burimi nga buron jeta e pasosur. Nė fakt, nga
zemra e Jezusit e hapur nė kryq ka buruar kjo jetė hyjnore, gjithnjė e gatshme
pėr kė pranon tė ngrejė sytė kah i Kryqėzuari. Pra, nuk mund veēse tju ftoj qė
ta pranoni Kryqin e Krishtit, shenjė e dashurisė sė Hyjit, si burim tė jetės sė
re. Jashtė Krishtit tė vdekur dhe tė ringjallur, nuk ka shpėtim! Vetėm ai mund
ta ēlirojė botėn nga e keqja dhe ta rrisė Mbretėrinė e drejtėsisė, tė paqes e tė
dashurisė tė cilėn tė gjithė e aspirojmė.
4. Tė besosh nė Jezu Krishtin pa e parė Atė
Nė Ungjill na pėrshkruhet pėrvoja e besimit e apostullit Tomė qė pranon misterin
e Kryqit dhe Ringjalljes sė Krishtit. Toma bėn pjesė nė dymbėdhjetė apostujt; ai
ka ndjekur Jezusin; ėshtė dėshmitar i drejtpėrdrejtė i shėrimeve tė tij, i
mrekullive; ka dėgjuar fjalėt e tij; ka jetuar pėrhumbjen pėrballė vdekjes sė
tij. Mbrėmjen e Pashkės Zoti u shfaqet dishepujve, por Toma nuk ėshtė i
pranishėm, dhe kur i thuhet se Jezusi ėshtė i gjallė dhe u ėshtė treguar atyre,
shpall: Pa e parė nė duar tė tija vragėn e gozhdave e pa e vėnė gishtin tim nė
vend tė gozhdave; pa e shtirė dorėn time nė kraharorin e tij, kurrė nuk besoj (Gjn
20,25).
Edhe ne do tė donim tė mund tė shihnim Jezusin, tė mund tė flisnim me Tė, ta
ndjenim akoma mė fort praninė e tij. Sot pėr shumė vetė ėshtė e vėshtirė tė
mbėrrijnė tek Jezusi. Qarkullojnė kaq shumė shėmbėllime tė Jezusit qė serviren
si shkencore dhe i heqin Atij madhėshtinė, vetėsinė e Personit tė tij. Pėr kėtė
arsye, gjatė viteve tė gjata tė studimeve dhe pėrsiatjes, u poq nė mua mendimi
pėr tė pėrcjellė pak nga takimi im vetjak me Jezusin nė njė libėr: gati si pėr
tė ndihmuar qė tė shikohet, tė dėgjohet, tė preket Zoti, nė tė cilin Hyji na del
pėrpara qė ne ta njohim Atė. Vetė Jezusi, nė fakt, duke iu shfaqur sėrish pas
tetė ditėsh dishepujve, i thotė Tomės: Shtjere gishtin tėnd kėtu e qe, shihi
duart e mia! Ma jep dorėn tėnde e shtjere nė kraharorin tim dhe mos ji njeri qė
sbeson, por besimtar (Gjn 20,27). Edhe pėr ne ėshtė e mundur tė kemi
njė kontakt ndjesor me Jezusin, tė vendosim, le tė themi, dorėn nė shenjat e
Mundimit tė Tij, nė shenjat e dashurisė sė tij: nė Sakramente Ai na vjen pranė
nė mėnyrė tė posaēme, na dhurohet neve. Tė dashur tė rinj, mėsoni tė shikoni,
tė takoni Jezusin nė Eukaristi, ku ai ėshtė i pranishėm deri sa bėhet ushqim
pėr ecjen tonė; nė Sakramentin e Pendesės, ku Zoti shfaq zemėrdhembshurinė e tij
duke na ofruar gjithnjė faljen e tij. Njiheni dhe shėrbejeni Jezusin edhe nė tė
varfėrit, nė tė sėmurėt, nė vėllezėrit qė janė nė vėshtirėsi dhe kanė nevojė pėr
ndihmė.
Ēelni dhe ushqeni njė dialog vetjak me Jezu Krishtin, nė besim. Njiheni Atė
pėrmes leximit tė Ungjillit dhe Katekizmit tė Kishės Katolike; hyni nė
bashkėbisedim me Tė nė lutje, jepini besimin tuaj: Ai nuk do e tradhtojė kurrė
atė! Besimi ėshtė para sė gjithash njė pėrngjitje vetjake e njeriut ndaj
Hyjit; njėkohėsisht dhe pandashmėrisht, ėshtė pohimi i lirė i mbarė tė
vėrtetės qė Hyji ka zbuluar (Katekizmi i Kishės Katolike, 150). Nė kėtė
mėnyrė do mund tė fitoni njė besim tė pjekur, tė qėndrueshėm, qė nuk do jetė i
themeluar vetėm mbi njė ndjenjė fetare apo mbi njė kujtim tė vagullt tė
katekizmit tė fėmijėrisė suaj. Do mund ta njihni Hyjin dhe tė jetoni mirėfilli
prej Tij, si apostulli Tomė, kur shfaq fuqishėm besimin e tij nė Jezusin: Zoti
im dhe Hyji im!.
5. Tė mbėshtetur nga feja e Kishės, pėr tė qenė dėshmitarė
Nė atė ēast Jezusi thotė: Pse po mė sheh, po beson. Lum ata qė nuk panė e
besojnė! (Gjn 20,29). Ai mendon pėr ecjen e Kishės, e themeluar mbi
besimin e dėshmitarėve pamorė: Apostujt. Atėherė ne kuptojmė se besimi ynė
vetjak nė Krishtin, i lindur nė dialogun me Tė, ėshtė i lidhur me besimin e
Kishės: ne nuk jemi besimtarė tė izoluar, por, pėrmes Pagėzimit, jemi anėtarė tė
kėsaj familjeje tė madhe, dhe ėshtė besimi i shpallur nga Kisha qė i jep siguri
besimit tonė vetjak. Besojma qė shpallim nė Meshėn e sė dielės na mbron
pikėrisht nga rreziku i tė besuarit nė njė Hyj qė nuk ėshtė ai qė Jezu Krishti
na e ka shpallur. Ēdo besimtar ėshtė si njė hallkė nė zinxhirin e madh tė
besimtarėve. Unė nuk mund tė besoj pa u mbėshtetur nga besimi i tė tjerėve, dhe,
me besimin tim, mbėshtes besimin e tė tjerėve (Katekizmi i Kishės Katolike,
166). Ta falėnderojmė gjithnjė Zotin pėr dhuratėn e Kishės; ajo na bėn tė
pėrparojmė me siguri nė besimin qė na jep jetėn e vėrtetė (khs Gjn
20,31).
Nė historinė e Kishės, shenjtėrit dhe martirėt e kanė ngjyer nga Kryqi i
lavdishėm i Krishtit fuqinė pėr ti qėndruar besnikė Hyjit deri nė dhurimin e
vetvetes; tek besimi kanė gjetur forcėn pėr tė mposhtur dobėsitė e veta dhe pėr
tė kapėrcyer ēdo vėshtirėsi. Nė fakt, siē thotė apostulli Gjon, Kush ėshtė ai
qė e mund botėn, nė mos qoftė ai qė beson se Jezusi ėshtė Biri i Hyjit? (1
Gjn 5,5). Dhe fitorja qė lind nga besimi ėshtė fitorja e dashurisė. Sa tė
krishterė kanė qenė dhe janė njė dėshmi e gjallė e fuqisė sė besimit qė shprehet
nė dashurinė: ata kanė qenė artizanė tė paqes, promovues tė drejtėsisė,
gjallėrues tė njė bote mė njerėzore, tė njė bote sipas Hyjit; janė angazhuar nė
mjediset e ndryshme tė jetės shoqėrore, me kompetencė dhe profesionalizėm, duke
dhėnė kontribut tė vlefshėm pėr tė mirėn e tė gjithėve. Dashuria qė buron nga
besimi i ka ēuar ata nė njė dėshmi shumė konkrete, me vepra dhe fjalė: Krishti
nuk ėshtė njė e mirė vetėm pėr veten tonė, ėshtė e mira mė e ēmuar qė kemi pėr
ta bashkėndarė me tė tjerėt. Nė erėn e globalizimit, jini dėshmitarė tė shpresės
sė krishterė nė botėn mbarė: janė tė shumtė ata qė duan ta marrin kėtė shpresė!
Pėrpara varrit tė mikut Lazėr, i vdekur prej katėr ditėsh, Jezusi, para se ta
rikthente nė jetė, i tha tė motrės Martė: nėse do tė besosh, do ta shohėsh
lavdinė e Hyjit (khs Gjn 11,40). Edhe ju, nėse do tė besoni, nėse do tė
dini tė jetoni dhe tė dėshmoni besimin tuaj ēdo ditė, do tė bėheni mjeti qė tė
rinj tė tjerė si ju tė gjejnė sėrish kuptimin dhe gėzimin e jetės qė lind nga
takimi me Krishtin!
6. Drejt Ditės Botėrore tė Madridit
Tė dashur miq, ju pėrtėrij ftesėn pėr tė ardhur nė Ditėn Botėrore tė Rinisė nė
Madrid. Me gėzim tė thellė, pres secilin prej jush, personalisht: Krishti do
tju forcojė nė besim nėpėrmjet Kishės. Zgjedhja pėr tė besuar nė Krishtin dhe
pėr ta ndjekur atė nuk ėshtė e lehtė; ajo pengohet nga pabesitė tona vetjake dhe
nga shumė zėra qė na tregojnė udhė mė tė lehta. Mos lini tju lėshojė zemra, por
kėrkoni mbėshtetjen e Bashkėsisė sė krishterė, mbėshtetjen e Kishės! Gjatė kėtij
viti pėrgatituni fort pėr takimin e Madridit me Ipeshkvinjtė tuaj, priftėrinjtė
tuaj dhe pėrgjegjėsit e baritores rinore nė dioqeza, nė bashkėsitė famullitare,
nė shoqata e lėvizje. Cilėsia e takimit tonė do tė varet mbi tė gjitha nga
pėrgatitja shpirtėrore, nga lutja, nga dėgjimi i pėrbashkėt i Fjalės sė Hyjit
dhe nga mbėshtetja e ndėrsjellė.
Tė dashur tė rinj, Kisha ka besim tek ju! Ka nevojė pėr besimin tuaj tė gjallė,
pėr dashurinė tuaj krijuese dhe pėr dinamizmin e shpresės suaj. Prania juaj e
ripėrtėrin Kishėn, e rinon atė dhe i jep njė hov tė ri. Pėr kėtė arsye Ditėt
Botėrore tė Rinisė janė njė hir jo vetėm pėr ju, por pėr mbarė Popullin e Hyjit.
Kisha nė Spanjė po pėrgatitet nė mėnyrė aktive pėr tju pritur dhe pėr tė jetuar
sė bashku pėrvojėn e gėzueshme tė besimit. Falėnderoj dioqezat, famullitė,
shenjtėroret, bashkėsitė rregulltare, shoqatat dhe lėvizjet kishtare, qė punojnė
me bujari pėr pėrgatitjen e kėsaj ngjarjeje. Zoti nuk do tė mungojė sė bekuari
tė gjithė. Virgjėra Mari e shoqėroftė kėtė ecje pėrgatitore. Ajo, nė Lajmėrimin
e Engjėllit, e pranoi me besim Fjalėn e Hyjit; me besim e pranoi veprėn qė Hyji
po pėrmbushte nė tė. Duke shqiptuar fiat, po-nė e saj, ajo mori
dhuratėn e njė dashurie tė pamasė, qė e shtyu tia dhuronte krejt vetveten
Hyjit. Le tė ndėrmjetėsojė pėr secilin dhe secilėn prej jush, qė nė Ditėn e
ardhshme Botėrore tė Rinisė tė mund tė rriteni nė besim dhe nė dashuri. Ju
siguroj kujtesėn time atėrore nė lutje dhe ju bekoj nga zemra.
Nga Vatikani, 6 gusht 2010, Festa e Shndėrrimit tė Zotit.
BENEDICTUS PP. XVI
© Copyright 2010 - Libreria Editrice Vaticana
|