 |
MESAZH I ATIT TĖ SHENJTĖ
BENEDIKTI XVI
PĖR DITĖN XXVII BOTĖRORE TĖ RINISĖ 2012

“Gėzohuni gjithmmonė nė Zotin!” (Fil 4,4)
Tė dashur tė rinj,
me gėzim ju drejtohem sėrish juve, me rastin e Ditės
XXVII Botėrore tė Rinisė. Kujtimi i takimit tė Madridit, vitin e
kaluar, vazhdon tė jetė i gjallė nė zemrėn time. Qe njė ēast i
jashtėzakonshėm hiri, gjatė tė cilit Zoti i bekoi tė rinjtė e
pranishėm, tė ardhur nga e gjithė bota. E falėnderoj Hyjin pėr
frytet e shumta qė bėri tė lindin nė ato ditė dhe qė nė tė
ardhmen do tė vazhdojnė tė shumohen pėr tė rinjtė dhe bashkėsitė
tė cilave ata u pėrkasin. Tashmė jemi tė drejtuar kah takimi i
ardhshėm nė Rio de Janeiro nė vitin 2013, qė do tė ketė temėn: “Shkoni
e bėni dishepuj tė gjithė popujt!” (khs Mt 28,19).
Kėtė vit, tema e Ditės Botėrore tė rinisė na jepet nga njė
thirrje e Letrės sė shėn Palit apostull drejtuar Filipianėve:
“Gėzohuni gjithmmonė nė Zotin!” (4,4). Gėzimi, nė fakt, ėshtė elementi qendror i
pėrvojės sė krishterė. Edhe gjatė ēdo Dite Botėrore tė Rinisė ne jetojmė
pėrvojėn e njė gėzimi intensiv, gėzimin e bashkimit, bashkimin e tė qenit tė
krishterė, gėzimin e besimit. Ėshtė kjo njė nga karakteristikat e kėtyre
takimeve. Dhe shohim forcėn e madhe tėrheqėse qė ka: nė njė botė tė shenjuar
shpesh nga trishtimi dhe shqetėsimet, ėshtė njė dėshmi e rėndėsishme e bukurisė
dhe besueshmėrisė sė besimit tė krishterė.
Thirrja e Kishės ėshtė qė t’i sjellė botės gėzimin, njė gėzim
tė mirėfilltė dhe tė qėndrueshėm, tė njėjtin gėzim qė engjėjt ia
kanė lajmėruar barinjve nė Betlehem natėn e lindjes sė Jezusit (khs
Lk 2,10):
Hyji, jo vetėm ka folur, jo vetėm ka kryer shenja tė
mrekullueshme nė historinė e njerėzimit, Hyji ka ardhur aq pranė
nesh saqė u bė njėri nga ne dhe i pėrshkoi tė gjitha fazat e
jetės sė njeriut. Nė kontekstin e vėshtirė tė sotėm, shumė tė
rinj pėrreth jush kanė njė nevojė tė pamasė pėr tė dėgjuar se
mesazhi i krishterė ėshtė njė mesazh gėzimi dhe shprese! Pra do
tė doja tė reflektoja sė bashku me ju pėr kėtė gėzim, pėr rrugėt
si mund tė gjehet, qė tė mund ta jetoni gjithnjė e mė
thellėsisht dhe tė jeni lajmėtarė tė tij mes atyre qė ju
rrethojnė.
1. Zemra jonė ėshtė krijuar pėr gėzimin
Prirja kah gėzimi ėshtė e skalitur nė thellėsinė e qenies
njerėzore. Pėrtej kėnaqėsive tė menjėhershme dhe kalimtare,
zemra jonė kėrkon gėzimin e thellė, tė plotė dhe tė qėndrueshėm,
qė mund t’i japė “shije” ekzistencės. Dhe kjo vlen sidomos pėr
ju, sepse rinia ėshtė njė periudhė e zbulimit tė vazhdueshėm tė
jetės, tė botės, tė tė tjerėve dhe tė vetvetes. Ėshtė njė kohė e
ēeljes drejt tė ardhmes, nė tė cilėn shfaqen dėshirat e mėdha tė
lumturisė, tė miqėsisė, tė bashkėndarjes dhe tė sė vėrtetės, nė
tė cilėn nxitemi nga idealet dhe ndėrtojmė projekte.
Dhe ēdo ditė janė tė shumta gėzimet e thjeshta qė Zoti na
ofron: gėzimi i jetės, gėzimi pėrballė bukurisė sė natyrės,
gėzimi i njė pune tė bėrė mirė, gėzimi i tė shėrbyerit, gėzimi i
dashurisė sė sinqertė dhe tė pastėr. Dhe, nėse shohim me kujdes,
ka shumė arsye tė tjera gėzimi: ēastet e bukura tė jetės
familjare, miqėsia e bashkėndarė, zbulimi i aftėsisė personale
dhe arritja e rezultateve tė mira, vlerėsimi i tė tjerėve,
mundėsia pėr t’u shprehur dhe pėr t’u ndjerė tė kuptuar, ndjesia
e tė qenit tė dobishėm pėr tė afėrmin. Dhe mė pas fitimi i
njohurive tė reja pėrmes studimeve, zbulimi i pėrmasave tė reja
pėrmes udhėtimeve e takimeve, mundėsia pėr tė bėrė projekte pėr
tė ardhmen. Por edhe pėrvoja e leximit tė njė vepre letrare, e
admirimit tė njė kryevepre arti, e dėgjimit apo luajtjes sė
muzikės apo shikimit tė njė filmi mund tė shkaktojnė nė ne gėzim
tė vėrtetė e tė mirėfilltė.
Por, ama, ēdo ditė pėrballemi edhe me shumė vėshtirėsi dhe nė
zemėr kemi shqetėsime pėr tė ardhmen, aq sa mund tė pyesim veten
nėse gėzimi i plotė dhe i qėndrueshėm kah i cili priremi ėshtė
njė iluzion dhe njė arratisje nga realiteti. Janė tė shumtė tė
rinjtė qė i bėjnė pyetje vetes: a ėshtė vėrtet i mundur gėzimi i
plotė nė ditėt e sotme? Dhe ky kėrkim pėrshkon rrugė tė
ndryshme, disa prej tė cilave zbulohen si tė gabuara, ose tė
rrezikshme. Por si t’i dallojmė gėzimet vėrtet tė qėndrueshme
nga kėnaqėsitė e ēastit e mashtruese? Si ta gjejmė gėzimin e
vėrtetė tė jetės, atė qė zgjat dhe nuk na braktis edhe nė ēastet
e vėshtira?
2. Hyji ėshtė burimi i gėzimit tė vėrtetė
Nė tė vėrtetė, gėzimet e mirėfillta, gėzimet e vogla tė
pėrditshmėrisė dhe tė mėdhatė e jetės, e gjejnė tė gjitha
zanafillėn tek Hyji, edhe pse nuk duket nė shikim tė parė, sepse
Hyji ėshtė bashkim i dashurisė sė amshuar, ėshtė gėzim i pafund
qė nuk mbetet i mbyllur nė vetvete, por pėrhapet tek ata qė Ai i
do dhe qė e duan. Hyji na ka krijuar sipas shėmbėllimit tė vet
pėr dashuri dhe pėr tė na dhėnė neve dashurinė e vet, pėr tė na
mbushur me praninė e vet dhe me hirin e vet. Hyji do tė na bėjė
pjesėmarrės tė gėzimit tė vet, hyjnor dhe tė amshuar, duke na
bėrė tė zbulojmė se vlera dhe kuptimi i thellė i jetės sonė
qėndron nė tė qenėt i mirėpritur, i pranuar, i dashur nga Ai,
dhe jo me njė pranim tė brishtė, siē mund tė jetė pranimi
njerėzor, por me njė pranim tė pakushtėzuar siē ėshtė ai hyjnor:
mua mė duan, unė kam njė vend timin nė botė dhe nė histori, Hyji
mė do personalisht. Dhe, nėse Hyji mė pranon, mė do dhe unė jam
i sigurt, e di nė mėnyrė tė qartė dhe tė sigurt se ėshtė gjė e
mirė qė unė jam, qė ekzistoj.
Kjo dashuri e pafund e Hyjit pėr secilin prej nesh shfaqet nė mėnyrė tė plotė nė
Jezu Krishtin. Tek Ai gjendet gėzimi qė kėrkojmė. Nė Ungjill shohim sesi
ngjarjet qė shenjojnė fillimet e jetės sė Jezusit karakterizohen nga gėzimi. Kur
kryeengjėlli Gabriel e lajmėron Virgjėrėn Mari se do jetė nėna e Shpėtimtarit, e
nis me kėto fjalė: “Gėzohu!” (khs Lk 1,28). Si lind Jezusi, Engjėlli i
Zotit u thotė barinjve: “Ja, unė po ju sjell njė lajm tė mirė: gėzim tė madh pėr
mbarė popullin! Sot, nė qytet tė Davidit, ju lindi Shėlbuesi – Krishti Zot!” (Lk
2,11). Dhe Dijetarėt qė kėrkonin fėmijėn, “kur e panė yllin, u bėnė shend e
verė” (Mt 2,10). Arsyeja e kėtij gėzimi ėshtė, pra, afėrsia e Hyjit qė
ėshtė bėrė njėri prej nesh. Dhe kėtė kishte ndėr mend shėn Pali kur u shkruante
tė krishterėve tė Filipit: “Gėzohuni gjithmonė nė Zotin, rishtas po ju them:
gėzohuni! Mirėsinė tuaj le ta njohin tė gjithė njerėzit! Zoti ėshtė ngjat!” (Fil
4,4-5). Shkaku i parė i gėzimit tonė ėshtė afėrsia e Zotit, qė mė pranon dhe mė
do.
Dhe nė fakt nga takimi me Jezusin lind gjithnjė njė gėzim i madh i brendshėm. Nė
Ungjij mund ta shohim kėtė nė episode tė shumta. Le ta kujtojmė sėrish vizitėn e
Jezusit tek Zakeu, njė tagrambledhės i pandershėm, tė cilit Jezusi i thotė: “Sot
do tė vij tė rri nė shtėpinė tėnde”. Dhe Zakeu, siē na thotė shėn Luka, “e
pranoi plot gėzim” (Lk 19,5-6). Ėshtė gėzimi i takimit me Zotin; ėshtė
tė ndjerėt e dashurisė sė Hyjit qė mund ta shndėrrojė krejt ekzistencėn dhe tė
sjellė shpėtim. Dhe Zakeu vendos tė ndryshojė jetėn dhe tė japė gjysmėn e
pasurisė sė tij pėr tė varfėrit.
Nė ēastin e mundimit tė Jezusit, kjo dashuri shfaqet me gjithė fuqinė e saj. Nė
ēastet e fundit tė jetės sė tij tokėsore, gjatė darkės me miqtė e tij, Ai thotė:
“Sikurse Ati mė ka dashur mua, ashtu edhe unė ju kam dashur ju. Qėndroni nė
dashurinė time... Ju thashė kėto, qė gėzimi im tė jetė nė ju e gėzimi juaj tė
jetė i plotė” (Gjn 15,9.11). Jezusi dėshiron tė fusė dishepujt e vet
dhe secilin prej nesh nė gėzimin e plotė, nė gėzimin qė ai bashkėndan me Atin,
qė dashuria me tė cilėn Ati e do tė jetė nė ne (khs. Gjn 17,26). Gėzimi
i krishterė ėshtė tė ēelemi ndaj kėsaj dashurie tė Hyjit dhe t’i pėrkasim Atij.
Tregojnė Ungjijtė se Maria e Magdalės dhe gra tė tjera shkuan pėr tė vizituar
varrin ku e kishin vendosur Jezusin pas vdekjes sė tij dhe njė Engjėll u dha njė
lajm tronditės, lajmin e ringjalljes sė tij. Atėherė, ato e braktisėn me ngut
varrin, dhe Ungjilltari na thotė “me frikė e njėherėsh me gėzim tė madh”, dhe
vrapuan pėr t’u dhėnė lajmin e mirė nxėnėsve tė tij. Jezusi u doli atyre pėrpara
dhe tha: “Ju falem!” (Mt 28,8-9). Atyre u ofrohet gėzimi i shpėtimit:
Krishti ėshtė i gjalli, ėshtė Ai qė ka mposhtur tė keqen, mėkatin dhe vdekjen.
Ai ėshtė i pranishėm nė mes nesh si i Ringjalluri, deri nė fundin e botės (khs
Mt 28,20). Nuk e ka e keqja fjalėn e fundit mbi jetėn tonė, por besimi
nė Krishtin shpėtimtar na thotė se dashuria e Hyjit ėshtė fitimtare.
Ky gėzim i thellė ėshtė fryt i Shpirtit Shenjt qė na bėn bij
tė Hyjit, tė aftė pėr tė jetuar dhe pėr tė shijuar mirėsinė e
tij, pėr t’iu drejtuar atij me fjalėn “Abbą”, Atė (khs Rom
8,15). Gėzimi ėshtė shenja e pranisė sė tij dhe e veprimit tė
tij nė ne.
3. Ta ruajmė nė zemėr gėzimin e krishterė
Nė kėtė pikė pyesim veten: si ta marrim dhe ta ruajmė kėtė
dhuratė tė gėzimit tė thellė, tė gėzimit shpirtėror?
Njė Psalm na thotė: “Vėre gėzimin tėnd nė Zotin e ai do t’i plotėsojė dėshirat e
zemrės sate” (Ps 37,4). Dhe Jezusi shpjegon se “mbretėria e qiellit ėshtė e
ngjashme me visarin e fshehur nė arė: njeriu qė e gjen, e fsheh prapė, dhe, plot
gėzim, shkon, shet gjithēka ka dhe e blen atė arė” (Mt 13,44). Gjetja
dhe ruajtja e gėzimit shpirtėror lind nga takimi me Zotin, qė tė kėrkon ta
ndjekėsh, tė bėsh njė zgjedhje me vendosmėri dhe gjithēka ta luash pėr Tė. Tė
dashur tė rinj, mos kini frikė ta vini jetėn tuaj nė lojė duke i bėrė vend Jezu
Krishtit dhe Ungjillit tė Tij; ėshtė rruga pėr tė arritur paqen dhe lumturinė e
vėrtetė nė thellėsi tė vetes sonė, ėshtė rruga pėr realizimin e vėrtetė tė
ekzistencės sonė si bij tė Hyjit, tė krijuar nė pėrngjasimin dhe shėmbėllimin e
tij.
Tė kėrkojmė gėzimin nė Zotin: gėzimi ėshtė fryti i besimit, ėshtė tė njohim ēdo
ditė praninė e tij, miqėsinė e tij: “Zoti ėshtė ngjat!” (Fil 4,5);
ėshtė ta vendosim besimin tonė tek Ai, ėshtė tė rritemi nė njohjen dhe dashurinė
e Tij. “Viti i besimit”, qė do e fillojmė pas disa muajsh, do tė na ndihmojė e
do tė na nxisė. Tė dashur miq, mėsoni tė shihni se si Hyji vepron nė jetėt
tuaja, zbulojeni tė fshehur nė zemrėn e ngjarjeve tė pėrditshmėrisė suaj. Besoni
se ai ėshtė gjithnjė besnik ndaj besėlidhjes qė ka lidhur me ju ditėn e
Pagėzimit tuaj. Ta dini se nuk do ju braktisė kurrė. Drejtojeni shpesh shikimin
tuaj kah Ai. Mbi kryq ka dhėnė veten e vet sepse ju do. Kundrimi i njė dashurie
kaq tė madhe sjell nė zemrat tona njė shpresė dhe njė gėzim qė asgjė nuk mund
t’i mposhtė. Njė i krishterė nuk mund tė jetė kurrė i trishtuar sepse ka takuar
Krishtin, qė ka dhėnė jetėn pėr tė.
Ta kėrkojmė Zotin, ta takojmė nė jetėn tonė do tė thotė edhe tė pranojmė Fjalėn
e tij, qė ėshtė gėzim pėr zemrėn. Profeti Jeremi shkruan: “Kur mė erdhėn fjalėt e tua, i pėrpija, fjala jote pėr
mua u bė gėzim e hare e zemrės sime” (Jer 15,16). Mėsoni ta
lexoni dhe ta pėrsiasni Shkrimin e Shenjtė, do tė gjeni aty njė pėrgjigje pėr
pyetjet mė tė thella tė sė vėrtetės qė banojnė nė zemrėn tuaj dhe nė mendjen
tuaj. Fjala e Hyjit na bėn tė zbulojmė mrekullitė qė Hyji ka kryer nė historinė
e njeriut dhe, plot me gėzim, na ēel kah lavdėrimi dhe adhurimi: “Ejani t’i
kėndojmė Zotit…ta adhurojmė, tė biem nė gjunjė para Zotit qė na krijoi” (Ps
95,1.6).
Liturgjia ėshtė, nė mėnyrė tė veēantė, vendi mė i shkėlqyer ku shprehet gėzimi
qė Kisha e merr nga Zoti dhe ia pėrcjell botės. Ēdo tė diel, nė Eukaristi,
bashkėsitė e krishtera kremtojnė Misterin qendror tė Shpėtimit: vdekjen dhe
ngjalljen e Krishtit. Ėshtė ky njė ēast themelor pėr ecjen e ēdo dishepulli tė
Zotit, ku bėhet i pranishėm Flijimi i tij i dashurisė; ėshtė dita nė tė cilėn
takojmė Krishtin e Ringjallur, dėgjojmė Fjalėn e tij, ushqehemi me Trupin e tij
dhe me Gjakun e tij. Njė Psalm pohon: “Kjo ėshtė dita qė na e dhuroi Zoti tė
galdojmė e tė gėzojmė nė tė!” (Ps 118,24). Dhe natėn e Pashkės, Kisha
kėndon Exultet, shprehje gėzimi pėr fitoren e Jezu Krishtit mbi mėkatin dhe mbi
vdekjen: “Le tė ngazėllejė kori i engjėjve… Tė gėzojė toka e pėrfshirė nga njė
shkėlqim i tillė… dhe i gjithi ky tempull tė kumbojė nga brohoritjet e popullit
qė feston!”. Gėzimi i krishterė lind kur e dimė se na do njė Hyj qė ėshtė bėrė
njeri, ka dhėnė jetėn e vet pėr ne dhe ka mposhtur tė keqen dhe vdekjen; dhe tė
jetosh prej dashurisė pėr tė. Shenjtja Terezė e Jezusit Fėmijė, karmelitane e
re, shkruante: “Jezus, gėzimi im ėshtė tė tė dua ty!” (P 45, 21 janar 1897, Op.
Compl., f. 708).
4. Gėzimi i dashurisė
Tė dashur miq, gėzimi ėshtė i lidhur fort ngushtė me dashurinė: janė dy fryte tė
pandashme tė Shpirtit Shenjt (khs Gal 5,23). Dashuria prodhon gėzim,
dhe gėzimi ėshtė njė formė e dashurisė. E lumtura Nėnė Tereza e Kalkutės, duke i
bėrė jehonė fjalėve tė Jezusit: “Mė i lum ėshtė ai qė jep se ai qė merr!” (Vap
20,35), thoshte: “Gėzimi ėshtė njė rrjetė dashurie pėr tė zėnė shpirtrat. Hyji e
do atė qė dhuron me gėzim. Dhe ai qė dhuron me gėzim, dhuron mė shumė”. Dhe
Shėrbėtori i Hyjit Pali VI shkruante: “Nė vetė Hyjin gjithēka ėshtė gėzim, sepse
gjithēka ėshtė dhuratė” (Thirrja ap. Gaudete in Domino, 9 maj 1975).
Duke menduar pėr fushat e ndryshme tė jetės suaj, do tė doja t’ju thoja se tė
duash do tė thotė qėndrueshmėri, besnikėri, respektim i angazhimeve tė marra.
Dhe kjo, pikėsėpari, nė miqėsi: miqtė tanė presin nga ne qė tė jemi tė sinqertė,
tė ndershėm, besnikė, sepse dashuria e vėrtetė ėshtė kėmbėngulėse edhe e sidomos
ndėr vėshtirėsi. Dhe vlen e njėjta gjė pėr punėn, pėr studimet dhe shėrbimet qė
kryeni. Besnikėria dhe kėmbėngulja nė tė mirėn na ēojnė tek gėzimi, edhe pse jo
gjithmonė ky vjen menjėherė.
Pėr tė hyrė nė gėzimin e dashurisė, jemi tė thirrur edhe qė
tė jemi bujarė, tė mos kėnaqemi duke dhėnė minimumin, por tė
angazhohemi thellėsisht nė jetė, me njė vėmendje tė veēantė pėr
mė nevojtarėt. Bota ka nevojė pėr gra e burra kompetentė e
bujarė, qė tė vihen nė shėrbim tė sė mirės sė pėrbashkėt.
Angazhohuni tė studioni me seriozitet; kultivoni talentet tuaja
dhe vendosini qė tani nė shėrbim tė tė afėrmit. Pėrpiquni tė
gjeni mėnyrėn pėr tė dhėnė kontributin tuaj pėr ta bėrė
shoqėrinė mė tė drejtė dhe njerėzore, aty ku gjendeni. E gjithė
jeta juaj tė udhėhiqet nga shpirti i shėrbimit, dhe jo nga
kėrkimi i pushtetit, i suksesit material dhe i parasė.
Nė lidhje me bujarinė, nuk mund tė mos pėrmend njė gėzim tė
veēantė: atė qė ndiejmė duke iu pėrgjigjur thirrjes pėr t’ia
dhuruar gjithė jetėn tonė Zotit. Tė dashur tė rinj, mos kini
frikė nga thirrja e Krishtit pėr jetėn rregulltare, murgjėrore,
misionare apo pėr meshtari. Tė jini tė sigurt se Ai i mbush me
gėzim ata qė, duke ia kushtuar jetėn nė kėtė perspektivė, i
pėrgjigjen ftesės sė tij pėr tė lėnė gjithēka pėr tė qėndruar me
Tė dhe pėr t’iu pėrkushtuar me zemėr tė pandashme shėrbimit tė
tė tjerėve. Nė tė njėjtėn mėnyrė, i madh ėshtė gėzimi qė ai ruan
pėr burrin dhe gruan qė i dhurohen plotėsisht njėri-tjetrit nė
martesė pėr tė ndėrtuar njė familje dhe pėr t’u bėrė shenjė e
dashurisė sė Krishtit pėr Kishėn e tij.
Do tė doja tė sillja nė vėmendje njė element tė tretė pėr tė
hyrė nė gėzimin e dashurisė: tė kujdesemi qė tė rritet nė jetėn
tonė dhe nė jetėn e bashkėsive tona bashkimi vėllazėror. Ka njė
lidhje tė ngushtė mes bashkimit dhe gėzimit. Nuk ėshtė njė rast
qė shėn Pali e shkruan thirrjen e vet nė shumės: nuk i drejtohet
askujt nė njėjės, por pohon: “Gėzohuni gjithmonė nė Zotin” (Fil
4,4). Vetėm sė bashku, duke jetuar bashkimin vėllazėror,
mund ta provojmė kėtė gėzim. Libri i Veprave tė Apostujve
e pėrshkruan nė kėtė mėnyrė bashkėsinė e parė tė krishterė: “nė
shtėpi ndanin bukėn dhe me hare e me thjeshtėsi ushqeheshin tė
gjithė sė bashku” (Vap 2,46). Angazhohuni edhe ju qė
bashkėsitė e krishtera tė mund tė jenė vende tė privilegjuara tė
bashkėndarjes, tė vėmendjes dhe kujdesit pėr njėri-tjetrin.
5. Gėzimi i kthimit
Tė dashur miq, pėr tė jetuar gėzimin e vėrtetė duhet edhe tė
identifikojmė tundimet qė e largojnė atė. Kultura e sotme na
nxit shpesh tė kėrkojmė pikėmbėrritje, realizime dhe kėnaqėsi tė
menjėhershme, duke ndihur mė tepėr paqėndrueshmėrinė sesa
kėmbėnguljen nė mundime dhe besnikėrinė ndaj angazhimeve tė
marra. Mesazhet qė merrni ju shtyjnė tė hyni nė logjikėn e
konsumit, duke ju parathėnė lumturi artificiale. Pėrvoja na
mėson se tė paturit nuk pėrputhet me gėzimin: ka shumė njerėz
qė, edhe pse kanė tė mira materiale me bollėk, janė shpesh tė
prekur nga dėshpėrimi, nga trishtimi dhe ndiejnė njė boshllėk nė
jetė. Pėr tė qėndruar tek gėzimi, jemi tė thirrur tė jetojmė nė
dashurinė e sė vėrtetės, tė jetojmė nė Hyjin.
Dhe vullneti i Hyjit ėshtė qė ne tė jemi tė lumtur. Pėr kėtė
na ka dhėnė udhėzime konkrete per ecjen tonė: Urdhėrimet. Duke i
zbatuar, ne gjejmė rrugėn e jetės dhe tė lumturisė. Edhe pse me
shikim tė parė mund tė duken njė sėrė ndalimesh, gati gati njė
pengesė ndaj lirisė sonė, nėse i pėrsiasim me mė shumė vėmendje,
nė dritėn e Mesazhit tė Krishtit, ato janė njė tėrėsi e ēmuar
rregullash thelbėsore pėr jetėn qė tė ēojnė drejt njė ekzistence
tė lumtur, tė realizuar sipas planit tė Hyjit. E, pra, sa herė
ne konstatojmė qė kur ndėrtojmė duke e shpėrfillur Hyjin dhe
vullnetin e tij na sjell zhgėnjim, trishtim, ndjenjėn e
mposhtjes. Pėrvoja e mėkatit si refuzim pėr ta ndjekur atė, si
fyerje e miqėsisė sė tij, sjell hije nė zemrėn tonė.
Por, nėse ndonjėherė ecja e krishterė nuk ėshtė e lehtė dhe
angazhimi i besnikėrisė ndaj dashurisė sė Zotit ndesh pengesa
apo pėrjeton rrėzime, Hyji, nė zemėrdhembshurinė e vet, nuk na
braktis, por na ofron gjithnjė mundėsinė qė tė kthehemi tek Ai,
tė pajtohemi me Tė, tė provojmė gėzimin e dashurisė sė tij qė na
fal dhe na rimerr.
Tė dashur tė rinj, afrojuni shpesh Sakramentit tė Pendesės
dhe tė Pajtimit! Ėshtė sakramenti i gėzimit tė rigjetur.
Kėrkojini Shpirtit Shenjt dritėn qė tė dini tė kuptoni mėkatin
tuaj dhe aftėsinė pėr t’i kėrkuar falje Hyjit duke iu afruar
kėtij sakramenti me qėndrueshmėri, qetėsi dhe besim. Zoti do
t’jua hapė gjithnjė krahėt e veta, do ju pastrojė dhe do ju fusė
nė gėzimin e vet: do tė ketė gėzim nė qiell edhe pėr njė mėkatar
tė vetėm qė kthehet (khs Lk 15,7).
6. Gėzimi ndėr prova
Por, ama, nė fund, mund tė mbetet nė zemrėn tonė pyetja nėse
ėshtė vėrtet e mundur ta jetojmė gėzimin edhe nė mes tė provave
tė shumta tė jetės, veēanėrisht ato mė tė dhimbshmet e mė tė
mistershmet, nėse vėrtet tė ndjekurit e Zotit, tė besuarit tek
Ai na jep gjithmonė lumturi.
Pėrgjigjja mund tė na vijė nga disa pėrvoja tė tė rinjve si
ju qė e kanė gjetur pikėrisht nė Krishtin dritėn qė ėshtė e aftė
tė japė fuqi dhe shpresė, edhe nė mes tė situatave mė tė
vėshtira. I lumturi Pier Giorgio Frassati (1901-1925) ka jetuar
prova tė shumta nė ekzistencėn e tij, edhe pse tė shkurtėr, mes
tė cilave njėrėn, qė ka tė bėjė me jetėn e tij sentimentale, qė
e kishte lėnduar thellė. Pikėrisht nė kėtė situatė, i shkruante
tė motrės: “Ti mė pyet nėse jam i gėzuar; e si tė mos jem?
Derisa besimi do mė japė fuqi, gjithnjė i gėzuar! Katoliku nuk
mund tė mos jetė i gėzuar... Qėllimi pėr tė cilin jemi krijuar
na tregon udhėn qė ka shumė gjemba, por nuk ėshtė njė udhė e
trishtuar: ajo ėshtė gėzim edhe pėrmes dhimbjeve” (Letėr
drejtuar tė motrės Luciana, Torino, 14 shkurt 1925). Dhe i
lumturi Gjon Pali II, duke e paraqitur si shembull, thoshte pėr
tė: “ishte njė i ri me njė gėzim tėrheqės, njė gėzim qė
kapėrcente shumė vėshtirėsi nė jetėn e tij” (Fjala drejtuar
tė rinjve, Torino, 13 prill 1980).
Mė pranė nesh, e reja Chiara Badano (1971-1990), e lumturuar
sė fundmi, ka provuar vetė se si dhimbja mund tė shndėrrohet nga
dashuria dhe, nė mėnyrė tė mistershme, tė kthehet nė gėzim. Nė
moshėn 18 vjeēare, nė njė ēast kur kanceri e bėnte tė vuante
shumė, Chiara i ishte lutur Shpirtit Shenjt, duke ndėrmjetėsuar
pėr tė rinjtė e Lėvizjes sė saj. Pėrveē shėrimit tė saj, i
kishte kėrkuar Hyjit qė t’i ndriēonte me Shpirtin e vet ata tė
rinj, t’u jepte atyre urtinė dhe dritėn: “Ka qenė vėrtet njė
ēast i Hyjit: vuaja shumė fizikisht, por shpirti im kėndonte”
(Letėr pėr Chiara Lubich, Sassello, 20 dhjetor 1989). Ēelėsi i
paqes sė saj dhe i gėzimit tė saj ishte besimi i plotė tek Zoti
dhe pranimi edhe i sėmundjes si shprehje e mistershme e
vullnetit tė tij pėr tė mirėn e saj e tė tė gjithėve. Pėrsėriste
shpesh: “Nėse kėtė gjė e do ti, Jezus, e dua edhe unė”.
Janė dy dėshmi tė thjeshta mes shumė tė tjerave qė tregojnė
se si i krishteri i mirėfilltė nuk ėshtė asnjėherė i dėshpėruar
dhe i trishtuar, edhe pėrballė provave mė tė ashpra, dhe
tregojnė se si gėzimi i krishterė nuk ėshtė njė arrati nga
realiteti, por njė fuqi e mbinatyrshme pėr tė pėrballur dhe pėr
tė jetuar vėshtirėsitė e pėrditshme. E dimė se Krishti i
kryqėzuar dhe i ringjallur ėshtė me ne, ėshtė miku gjithnjė
besnik. Kur marrim pjesė nė vuajtjet e tij, marrim pjesė edhe nė
lavdinė e tij. Me Tė dhe nė Tė, vuajtja shndėrrohet nė dashuri.
Dhe aty gjendet gėzimi (khs Kol 1,24).
7. Dėshmitarė tė gėzimit
Tė dashur miq, pėr ta pėrfunduar dua t’ju ftoj tė jeni misionarė tė gėzimit. Nuk
mund tė jemi tė lumtur nėse tė tjerėt nuk janė tė lumtur: pra, gėzimi duhet
bashkėndarė. Shkoni e tregojuani tė rinjve tė tjerė gėzimin tuaj, gėzimin qė
keni gjetur thesarin e ēmuar qė ėshtė vetė Jezusi. Nuk mund ta mbajmė pėr vete
gėzimin e besimit: qė ai tė mbetet nė ne, duhet t’ia pėrcjellim tė tjerėve. Shėn
Gjoni pohon: “ēka pamė e dėgjuam po jua kumtojmė edhe juve, qė edhe ju tė keni
bashkėsi me ne... Po ju shkruajmė kėto qė gėzimi ynė tė jetė i plotė” (1Gjn
1,3-4).
Ndodh qė Krishtėrimi paraqitet si njė propozim jete qė e shtyp lirinė tonė, qė
shkon kundėr dėshirės sonė pėr lumturi dhe gėzim. Por kjo nuk i pėrgjigjet tė
vėrtetės! Tė krishterėt janė gra dhe burra vėrtet tė lumtur sepse e dinė qė nuk
janė kurrė vetėm, por janė gjithnjė tė mbėshtetur nga duart e Hyjit! Na pėrket
sidomos neve, dishepuj tė rinj tė Krishtit, t’i tregojmė botės se besimi sjell
njė lumturi tė vėrtetė dhe njė gėzim tė vėrtetė, tė plotė dhe tė qėndrueshėm.
Dhe nėse mėnyra e tė jetuarit e tė krishterėve duket ndonjėherė si e lodhur dhe
e mėrzitur, dėshmoni ju tė parėt fytyrėn e gėzuar dhe tė lumtur tė besimit.
Ungjilli ėshtė “lajmi i mirė” qė Hyji na do dhe qė secili prej nesh ėshtė i
rėndėsishėm pėr Tė. Tregojini botės qė ėshtė pikėrisht kėshtu!
Jini, pra, misionarė entuziastė tė ungjillizimit tė ri! Atyre qė vuajnė, atyre
qė janė nė kėrkim, ēojuni gėzimin qė Jezusi dėshiron tė dhurojė. Ēojeni nė
familjet tuaja, nė shkollat dhe universitetet tuaja, nė vendet tuaja tė punės
dhe nė grupet tuaja tė miqve, aty ku jetoni. Do shihni se ėshtė diēka ngjitėse.
Dhe do te merrni njėqindfishin: gėzimin e shpėtimit pėr veten tuaj, gėzimin e
Zemrėdhembshurisė sė Hyjit qė vepron nė zemrat tuaja. Ditėn e takimit tuaj
pėrfundimtar me Zotin, Ai do mund t’ju thotė: “Shėrbėtor i mirė e besnik, hyr nė
gėzimin e zotėrisė tėnd!” (Mt 25,21).
Virgjėra Mari ju shoqėroftė nė kėtė ecje. Ajo e ka pranuar Zotin brenda vetes
dhe e ka shpallur Atė me njė kėngė lavdėrimi dhe gėzimi, Magnificat: “Shpirti
im e madhėron Zotin, shpirti im me hare i brohorit Hyjit,
Shėlbuesit tim” (Lk 1,46-47). Maria iu pėrgjigj plotėsisht dashurisė
sė Hyjit duke ia kushtuar jetėn e vet Atij nė njė shėrbim tė pėrvujtur dhe tė
plotė. E quajmė “shkaku i gėzimit tonė” sepse na ka dhėnė Jezusin. Ajo le t’ju
ēojė nė gėzimin qė askush nuk do mundė t’jua heqė!
Nga Vatikani, 15 mars 2012
BENEDICTUS PP. XVI
© Copyright 2012 - Libreria
Editrice Vaticana
|