 |
MESAZH I SHENJTĖRISĖ SĖ TIJ
BENEDIKTI XVI
PĖR DITĖN XXIII BOTĖRORE TĖ RINISĖ
«Do tė merrni fuqinė e Shpirtit Shenjt,
i cili do tė zbresė nė ju dhe ju do tė
bėheni dėshmitarėt e mi» (Vap 1, 8)
Tė dashur tė rinj!
1. Dita XXIII Botėrore e Rinisė
Kujtoj gjithnjė me gėzim tė madh ēastet e ndryshme qė kaluam sė bashku nė Kėln,
nė gusht tė vitit 2005. Nė fund tė atij manifestimi tė paharrueshėm besimi dhe
entuziazmi, qė mbetet i pashlyer nė shpirtin tim dhe nė zemrėn time, ju ftova
pėr takimin e ardhshėm qė do tė mbahet nė Sydney, nė 2008. Do tė jetė kjo Dita
XXIII Botėrore e Rinisė me temėn: «Do tė merrni fuqinė e Shpirtit Shenjt, i cili do tė zbresė nė ju dhe ju do tė
bėheni dėshmitarėt e mi» (Vap 1, 8). Filli pėrcjellės i pėrgatitjes
shpirtėrore pėr takimin nė Sydney ėshtė Shpirti Shenjt dhe misioni. Nėse nė 2006
jemi ndalur pėr tė pėrsiatur mbi Shpirtin Shenjt si Shpirt i sė vėrtetės,
nė 2007 do tė pėrpiqemi ta zbulojmė mė thellė si Shpirt tė dashurisė pėr
tė ecur mė pas drejt Ditės Botėrore tė Rinisė tė 2008, duke reflektuar mbi
Shpirtin e forcės dhe tė dėshmisė, qė na jep guximin pėr tė jetuar Ungjillin
dhe pėr ta shpallur. Pra ėshtė diēka themelore qė secili prej jush, tė rinj, nė
bashkėsinė e vet dhe me edukatorėt e vet, tė mund tė reflektojė mbi kėtė
protagonist tė historisė sė shpėtimit qė ėshtė Shpirti Shenjt ose Shpirti i
Jezusit, pėr tė mbėrritur kėto qėllime tė larta: tė njohim identitetin e vėrtetė
tė Shpirtit para sė gjithash duke dėgjuar Fjalėn e Hyjit nė Zbulesėn e Biblės;
tė jemi tė vetėdijshėm qartazi pėr praninė e tij aktive tė vazhdueshme nė jetėn
e Kishės, nė veēanti duke rizbuluar se Shpirti Shenjt paraqitet si “shpirti”,
fryma jetėsore e jetės sė krishterė, falė sakramenteve tė fillesės sė krishterė
– Pagėzimit, Pėrforcimit dhe Eukaristisė; tė bėhemi kėshtu tė aftė tė piqemi nė
kuptimin e Jezusit gjithnjė mė tė thellė e tė hareshėm dhe, njėkohėsisht, tė
realizojmė njė aktualizim tė frytshėm tė Ungjillit nė agimin e mijėvjeēarit tė
tretė. Me kėtė mesazh unė dėshiroj t’ju jap njė udhė pėrsiatjeje pėr t’u
thelluar gjatė kėtij viti pėrgatitor, nė tė cilėn tė vėrtetoni cilėsinė e
besimit tuaj nė Shpirtin Shenjt, ta rigjeni nėse e keni humbur, ta shijoni si
shoqėri tė Atit dhe tė Birit Jezu Krisht, pikėrisht falė veprės sė domosdoshme
tė Shpirtit Shenjt. Mos harroni kurrė se Kisha, madje njerėzimi mbarė, qė ėshtė
pėrreth jush dhe qė ju pret nė tė ardhmen tuaj, pret shumė nga ju, tė rinj,
sepse keni nė vetvete dhuratėn mė tė lartė tė Atit, Shpirtin e Jezusit.
2. Premtimi i Shpirtit Shenjt nė Bibėl
Dėgjimi i vėmendshėm i Fjalės sė Hyjit nė lidhje me misterin dhe veprėn e
Shpirtit Shenjt na ēel ndaj njohurive tė mėdha dhe nxitėse qė po i pėrmbledh nė
pikat e mėposhtme.
Pak pėrpara ngjitjes sė tij nė qiell, Jezusi u tha dishepujve: «Unė do ta dėrgoj mbi ju Premtimin e Atit tim»
(Lk 24,49). Kjo u realizua ditėn e Rrėshajės, kur ata ishin tė mbledhur
nė lutje nė Ēenakull me Virgjėrėn Mari. Ndikimi i Shpirtit Shenjt mbi Kishėn qė
po lindte qe pėrmbushja e njė premtimi tė Hyjit shumė mė tė lashtė, tė shpallur
dhe tė pėrgatitur nė tė gjithė Besėlidhjen e Vjetėr.
Nė fakt, qė nė faqet e para Bibla flet pėr shpirtin e Hyjit si pėr njė frymė
qė «endej pėrmbi ujėra» (khs Zan 1,2) dhe saktėson qė Hyji nėpėr hundė i futi njeriut frymėn e jetės
(khs Zan 2, 7), duke i futur nė kėtė mėnyrė vetė jetėn. Pas mėkatit
origjinal, shpirti gjallėrues i Hyjit do tė shfaqet disa herė nė historinė e
njerėzve, duke lindur profetė pėr tė nxitur popullin e zgjedhur qė tė kthehet
tek Hyji dhe tė zbatojė besnikėrisht urdhėrimet e tij. Nė vegimin e njohur tė
profetit Ezekiel, Hyji e bėn tė rijetojė me shpirtin e tij popullin e Izraelit,
tė paraqitur nga “eshtra tė thata” (khs 37,1-14). Joeli profetizon njė “ndikim
tė shpirtit” mbi tė gjithė popullin, pa pėrjashtuar askėnd: «E pas kėtyre – shkruan Autori i shenjtė - do ta ndikoj Shpirtin tim mbi ēdo
njeri... Madje edhe mbi skllevėr tė mi ‑ burra e gra, nė ato ditė do ta ndikoj
Shpirtin tim» (3, 1-2).
Nė “kohėn e caktuar” (khs Gal 4, 4), engjėlli i Zotit i shpall Virgjėrės
sė Nazaretit se Shpirti Shenjt, “fuqia e Hyjit tė Tejetlartė”, do tė zbresė dhe
do tė shtrihet mbi tė hija e tij. Ai qė ajo do tė lindė do tė jetė pra i shenjtė
dhe do tė quhet Biri i Hyjit (khs Lk 1, 35). Sipas shprehjes sė profetit
Isaia, Mesia do tė jetė ai mbi tė cilin do tė ulet Shpirti i Zotit (khs 11, 1-2;
42, 1). Pikėrisht kėtė profeci rimerr Jezusi nė fillim tė veprimtarisė sė tij
publike nė sinagogėn e Nazaretit: «Shpirti i Zotit – tha Ai mes habisė sė tė pranishmėve – ėshtė mbi mua sepse Ai
mė shuguroi! Ai mė dėrgoi t’u kumtoj tė vobektėve Ungjillin, t’u shpall robėrve
ēlirimin, tė verbėrve dritėn e syve; t’i lėshoj nė liri tė ndrydhurit, tė shpall
vitin e hirit tė Zotit» (Lk 4, 18-19; khs Is 61, 1-2). Duke
iu drejtuar tė pranishmėve, do t’ia veshė vetvetes kėto fjalė profetike duke
pohuar: «Sot shkoi nė vend kjo pjesė e Shkrimit tė shenjtė qė e dėgjuat me veshėt tuaj»
(Lk 4, 21). Dhe pėrsėri, para vdekjes sė tij nė kryq, do t’ia shpallė mė
se njė herė dishepujve ardhjen e Shpirtit Shenjt, “Ngushėlluesit”, misioni i tė
cilit do tė jetė ai i tė dėshmuarit dhe i mbėshtetjes sė besimtarėve, duke i
mėsuar ata dhe duke i ēuar drejt sė Vėrtetės sė plotė (khs Gjn
14,16-17.25-26; 15,26; 16,13).
3. Rrėshaja, pikėnisje e misionit tė Kishės
Mbrėmjen e ditės sė ringjalljes sė tij Jezusi duke iu shfaqur dishepujve «hukati mbi ta dhe u tha: “Merrni Shpirtin Shenjt”»
(Gjn 20,22). Me mė shumė forcė akoma Shpirti Shenjt zbriti mbi Apostujt
ditėn e Rrėshajės: «Dhe, ja, papritmas, u ndie njė ushtimė nga qielli – lexohet nė Veprat e
Apostujve – si shungullimė e erės sė fortė dhe e mbushi tė gjithė shtėpinė,
ku ata ishin. Atyre atėherė iu dukėn gjuhė, si tė ishin prej zjarri. Kėto u
ndanė e zunė vend nga njė mbi secilin prej tyre» (2, 2-3).
Shpirti Shenjt i ripėrtėriu nga brenda Apostujt, duke i veshur me njė
fuqi qė i bėri tė guximshėm nė tė shpallurit pa frikė: «Krishti ka vdekur
dhe ėshtė ringjallur!». Tė ēliruar nga ēdo frikė ata fillojnė tė flasin haptazi
(khs Vap 2, 29; 4, 13; 4, 29.31). Nga peshkatarė tė frikėsuar ishin bėrė
mbrojtės guximtarė tė Ungjillit. Deri edhe armiqtė e tyre nuk arrinin tė
kuptonin se si njerėz «tė thjeshtė e tė pashkollė» (khs Vap 4, 13) ishin
nė gjendje tė tregonin njė guxim tė tillė dhe tė duronin kundėrshtitė, vuajtjet
dhe pėrndjekjet me gėzim. Asgjė nuk mund t’i ndalte. Atyre qė mundoheshin t’ua
mbyllnin gojėn u pėrgjigjeshin: «Ne nuk mundemi qė tė mos flasim pėr ēka kemi parė e dėgjuar»
(Vap 4, 20). Kėshtu lindi Kisha, e cila qė nga dita e Rrėshajės nuk ka
rreshtur sė rrezatuari Lajmin e Mirė «deri nė skajin e botės» (Vap 1, 8).
4. Shpirti Shenjt, shpirt i Kishės dhe parim bashkimi
Por pėr tė kuptuar misionin e Kishės duhet tė kthehemi nė Ēenakull ku dishepujt
qėndruan sė bashku (khs Lk 24, 49), duke u lutur me Marinė, me “Nėnėn”,
nė pritje tė Shpirtit tė premtuar. Tek kjo ikonė e Kishės fillestare duhet tė
frymėzohet vazhdimisht ēdo bashkėsi e krishterė. Pjelloria apostolike dhe
misionare nuk ėshtė parėsisht rezultat i programeve dhe metodave baritore tė
pėrpunuara me mjeshtėri dhe tė “frytshme”, por ėshtė fryt i lutjes sė parreshtur
bashkėsiore (khs Pali VI, Thirrja. apost. Evangelii nuntiandi, 75).
Frytshmėria e misionit presupozon, pėrveē kėsaj, qė bashkėsitė tė jenė tė
bashkuara, tė kenė pra «njė shpirt e njė zemėr tė vetme» (khs Vap 4, 32),
dhe tė jenė tė gatshme pėr tė dėshmuar dashurinė dhe gėzimin qė Shpirti Shenjt
ndikon nė zemrat e besimtarėve (khs Vap 2, 42). Shėrbėtori i Hyjit Gjon
Pali II pati shkruar se para se tė jetė veprim, misioni i Kishės ėshtė dėshmi
dhe rrezatim (khs Enc. Redemptoris missio, 26). Kėshtu ndodhte nė
fillimet e krishtėrimit, kur paganėt, shkruan Tertuliani, ktheheshin duke parė
dashurinė qė mbretėronte mes tė krishterėve: «Shiko – thonė – si duhen mes tyre»
(khs Apologetico, 39 § 7).
Duke pėrfunduar kėtė shikim tė shkurtėr mbi Fjalėn e Hyyjit nė Bibėl, ju ftoj tė
vini re se si Shpirti Shenjt ėshtė dhurata mė e lartė e Hyjit ndaj njeriut, pra
dėshmia mė e lartė e dashurisė sė tij pėr ne, njė dashuri qė shprehet
konkretisht si “po ndaj jetės” qė Hyji dėshiron pėr ēdo krijesė tė tijėn. Kjo
“po ndaj jetės” e ka formėn e saj tė plotė nė Jezusin e Nazaretit dhe nė fitoren
e tij mbi tė keqen me anė tė shėlbimit. Nė lidhje me kėtė tė mos harrojmė kurrė
se Ungjilli i Jezusit, pikėrisht nė sajė tė Shpirtit, nuk reduktohet nė njė
konstatim tė thjeshtė, por dėshiron tė bėhet “lajmi i mirė pėr tė varfėrit,
ēlirimi pėr tė burgosurit, shikimi pėr tė verbėrit...”. Ėshtė ajo ēka u shfaq me
gjallėri ditėn e Rrėshajės, duke u bėrė hir dhe detyrė e Kishės pėrkundrejt
botės, misioni i saj parėsor.
Ne jemi frytet e kėtij misioni tė Kishės nėpėrmjet veprės sė Shpirtit Shenjt. Ne
mbartim brenda vetes atė vulė dashurie tė Atit nė Jezu Krishtin qė ėshtė Shpirti
Shenjt. Mos ta harrojmė kurrė kėtė, sepse Shpirti i Zotit kujtohet gjithmonė pėr
secilin dhe, veēanėrisht nėpėrmjet jush, tė rinj, dėshiron tė zgjojė nė botė
erėn dhe zjarrin e njė Rrėshaje tė re.
5. Shpirti Shenjt "Mėsues i brendshėm"
Tė dashur tė rinj, edhe sot Shpirti Shenjt vazhdon pra tė veprojė me fuqi nė
Kishė dhe frytet e tij janė tė bollshme nė masėn nė tė cilėn ne jemi tė gatshėm
t’i ēelemi fuqisė sė tij ripėrtėritėse. Pėr kėtė ėshtė e rėndėsishme qė secili
prej nesh Ta njohė, tė hyjė nė marrėdhėnie me Tė dhe tė lihet tė udhėhiqet nga
Ai. Por nė kėtė pikė lind natyrshėm njė pyetje: kush ėshtė pėr mua Shpirti
Shenjt? Nė fakt nuk janė tė pakėt ata tė krishterė pėr tė cilėt Ai vazhdon tė
jetė “i panjohuri i madh”. Ja pse, duke u pėrgatitur pėr Ditėn e ardhshme
Botėrore tė Rinisė, kam dashur t’ju ftoj tė pėrthellojmė njohjen vetjake tė
Shpirtit Shenjt. Nė shpalljen tonė tė besimit shpallim: «Besoj nė Shpirtin
Shenjt, qė ėshtė Zot dhe jetėbėrės dhe rrjedh prej Atit e prej Birit» (Simboli
i Niēesė-Kostandinopojė). Po, Shpirti Shenjt, Shpirti i dashurisė i Atit dhe
i Birit, ėshtė Burim jete qė na shenjtėron, «sepse dashuria e Hyjit u ndikua nė zemrat tona me anė tė Shpirtit Shenjt qė na u
dhurua» (Rom 5,5). Megjithatė nuk mjafton Ta njohim; duhet Ta pranojmė si
udhėheqės tė shpirtrave tanė, si “Mėsuesin e brendshėm” qė na fut nė Misterin
trinor, sepse vetėm Ai mund tė na ēelė ndaj besimit dhe tė na bėjė tė mundur qė
ta jetojmė ēdo ditė me plotėsi. Ai na shtyn drejt tė tjerėve, ndez nė ne zjarrin
e dashurisė, na bėn misionarė tė dashurisė sė Hyjit.
E di mirė sa ju tė rinjtė mbartni nė zemėr vlerėsim tė madh dhe dashuri pėr
Jezusin, si dėshironi Ta takoni dhe tė flisni me Tė. Mirė pra, kujtoni se
pikėrisht prania e Shpirtit nė ne vėrteton, pėrbėn dhe ndėrton personin tonė mbi
vetė personin e Jezu Krishtit tė kryqėzuar dhe tė ringjallur. Le tė bėhemi pra
tė afėrm tė Shpirtit Shenjt, qė tė jemi tė afėrm tė Jezusit.
6. Sakramenti i Pėrforcimit dhe ai i Eukaristisė
Por – do tė thoni ju – si mund ta lėmė veten tė na ripėrtėrijė Shpirti Shenjt
dhe tė rritemi nė jetėn tonė shpirtėrore? Pėrgjigjja – e dini – ėshtė: ėshtė e
mundur nėpėrmjet Sakramenteve, sepse besimi lind dhe pėrforcohet nė ne falė
Sakramenteve, parėsisht pėrmes atyre tė fillesės sė krishterė: Pagėzimi,
Pėrforcimi dhe Eukaristia, qė janė bashkėplotėsues dhe tė pandashėm (khs
Katekizmi i Kishės Katolike, 1285). Kjo e vėrtetė mbi tre Sakramentet qė
janė nė fillim tė tė qenit tonė tė krishterė mbase lihet pas dore nė jetėn e
besimit tė jo pak tė krishterėve, pėr tė cilėt janė gjeste tė kryera nė tė
kaluarėn pa njė ndikim tė vėrtetė mbi tė sotmen, si rrėnjė pa limfėn e jetės.
Ndodh qė, pasi kanė marrė Pėrforcimin, shumė tė rinj largohen nga jeta e
besimit. Dhe ka edhe nga ata tė rinj tė cilėt as qė e marrin kėtė sakrament. E
pra ėshtė me anė tė Sakramenteve tė Pagėzimit, tė Pėrforcimit dhe mė pas, nė
mėnyrė tė vazhdueshme, tė Eukaristisė qė Shpirti Shenjt na bėn bij tė Atit,
vėllezėr tė Jezusit, anėtarė tė Kishės sė tij, tė aftė pėr njė dėshmi tė vėrtetė
tė Ungjillit, tė aftė pėr tė shijuar gėzimin e besimit.
Ju ftoj pra tė reflektoni pėr sa po ju shkruaj kėtu. Sot ėshtė posaēėrisht e
rėndėsishme tė rizbulojmė sakramentin e Pėrforcimit dhe t’i rigjejmė vlerat pėr
rritjen tonė shpirtėrore. Kush ka marrė sakramentet e Pagėzimit dhe tė
Pėrforcimit le tė kujtojė se ėshtė bėrė “tempull i Shpirtit”: Hyji banon nė tė.
Tė jetė gjithnjė i vetėdijshėm pėr kėtė dhe tė bėjė tė mundur qė thesari qė
gjendet tek ai tė japė fryte shenjtėrie. Kush ėshtė i pagėzuar, por nuk ka marrė
akoma sakramentin e Pėrforcimit, le tė pėrgatitet pėr ta marrė duke ditur se nė
kėtė mėnyrė do tė bėhet njė i krishterė “i plotė”, sepse sakramenti i
Pėrforcimit pėrkryen hirin pagėzimor (khs KKK, 1302-1304).
Pėrforcimi na jep njė forcė tė veēantė pėr tė dėshmuar dhe lavdėruar
Hyjin me krejt jetėn tonė (khs Rom 12, 1); na bėn thellėsisht tė
vetėdijshėm pėr pėrkatėsinė ndaj Kishės, “Trup i Krishtit”, gjymtyrė tė gjalla
tė tė cilit tė gjithė ne jemi, solidarė njėri me tjetrin (khs 1 Kor 12,
12-25). Duke e lėnė veten tė udhėhiqet nga Shpirti, ēdo i krishterė mund tė japė
kontributin e tij nė ndėrtimin e Kishės falė karizmave qė Ai jep, sepse «secili merr dhuratė tė veēantė tė zbulesės sė Shpirtit Shenjt pėr tė mirėn e
pėrbashkėt» (1 Kor 12, 7). Dhe kur Shpirti vepron sjell nė shpirtin
tonė frytet e tij qė janė: «dashuria, hareja, paqja, duresa, dashamirėsia, mirėsia, besnikėria, butėsia,
pėrkormėria» (Gal 5, 22). Atyre qė mes jush nuk e kanė marrė ende
sakramentin e Pėrforcimit u bėj nga zemra ftesėn qė tė pėrgatiten pėr ta marrė,
duke i kėrkuar ndihmė priftėrinjve tė tyre. Ėshtė njė rast i veēantė hiri qė ju
ofron Zoti: mos lini t’ju shpėtojė!
Do tė doja tė shtoja kėtu njė fjalė mbi Eukaristinė. Pėr t’u rritur nė jetėn e
krishterė, ėshtė e nevojshme tė ushqehemi me Trupin dhe Gjakun e Krishtit: nė
fakt, jemi tė pagėzuar dhe tė pėrforcuar pėr Eukaristinė (khs KKK, 1322;
Thirrja Apost. Sacramentum caritatis, 17). “Burim dhe kulm” i jetės
kishtare, Eukaristia ėshtė njė “Rrėshajė e pėrjetshme”, sepse ēdo herė qė
kremtojmė Meshėn e Shenjtė marrim Shpirtin Shenjt qė na bashkon mė thellėsisht
me Krishtin dhe nė Tė na shndėrron. Nėse, tė dashur tė rinj, do tė merrni pjesė
shpesh nė Kremtimin eukaristik, nėse do t’i pėrkushtoni pak nga koha juaj
adhurimit tė Sakramentit tė Shenjtėrueshėm, nga Burimi i dashurisė, qė ėshtė
Eukaristia, do t’ju vijė vendosmėria e hareshme pėr t’ia kushtuar jetėn ndjekjes
sė Ungjillit. Do tė shihni nė tė njėjtėn kohė se aty ku nuk mbėrrijnė fuqitė
tona, ėshtė Shpirti Shenjt qė na shndėrron, na mbush me fuqinė e tij dhe na bėn
dėshmitarė plot me zjarrin misionar tė Krishtit tė ringjallur.
7. Nevoja dhe urgjenca e misionit
Shumė tė rinj e shohin jetėn e tyre me shqetėsim dhe i bėjnė vetes shumė pyetje
rreth sė ardhmes sė tyre. Ata pyesin veten tė shqetėsuar: Si tė hyjmė nė njė
botė tė shenjuar nga padrejtėsi tė shumta e tė rėnda dhe vuajtje? Si tė reagojmė
ndaj egoizmit dhe dhunės qė ndonjėherė duket se fitojnė? Si t’i japim njė kuptim
tė plotė jetės? Si tė kontribuojmė nė mėnyrė qė frytet e Shpirtit qė kemi
kujtuar mė parė, “dashuria, hareja, paqja, duresa, dashamirėsia, mirėsia, besnikėria, butėsia,
pėrkormėria” (nr. 6), ta mbushin kėtė botė tė plagosur e tė brishtė, sidomos
botėn e tė rinjve? Nė ē’kushte Shpirti gjallėrues i krijimit tė parė dhe sidomos
i krijimit tė dytė apo shėlbimit mund tė bėhet shpirti i ri i njerėzimit? Mos tė
harrojmė se sa mė e madhe tė jetė dhurata e Hyjit – dhe ajo e Shpirtit tė
Jezusit ėshtė mė e madhja – po aq e madhe ėshtė nevoja e botės pėr ta marrė dhe
pra i madh dhe apasionues ėshtė misioni i Kishės pėr tė dhėnė dėshmi tė
besueshme. Dhe ju tė rinj, me Ditėn Botėrore tė Rinisė, nė njė farė mėnyre
tregoni vullnetin pėr tė marrė pjesė nė kėtė mision. Pėr sa i pėrket kėsaj, tė
dashur miq, dėshiroj t’ju kujtoj kėtu disa tė vėrteta bazė mbi tė cilat tė
pėrsiasni. Edhe njė herė ju pėrsėris se vetėm Krishti mund t’i pėrmbushė
aspiratat mė intime tė zemrės sė njeriut; vetėm Ai ėshtė i aftė ta njerėzojė
njerėzimin dhe ta ēojė drejt “hyjnizimit” tė tij. Me fuqinė e Shpirtit tė tij Ai
ndikon nė ne dashurinė hyjnore, qė na bėn tė aftė tė duam tė afėrmin dhe tė
gatshėm tė vihemi nė shėrbim tė tij. Shpirti Shenjt ndriēon, duke zbuluar
Krishtin e kryqėzuar dhe tė ringjallur, na tregon udhėn pėr t’u bėrė mė tė
ngjashėm me Tė, pėr tė qenė pra “shprehje dhe mjet dashurie qė nga Ai buron”
(Enc. Deus caritas est, 33). Dhe kush e lė veten tė udhėhiqet nga Shpirti
e kupton se tė vihesh nė shėrbim tė Ungjillit nuk ėshtė njė zgjedhje me dėshirė,
sepse ndjen sa urgjente ėshtė t’ia pėrcjellė edhe tė tjerėve kėtė Lajm tė Mirė.
Megjithatė, duhet ta kujtojmė sėrisht, mund tė jemi dėshmitarė tė Krishtit vetėm
nėse lihemi tė udhėhiqemi prej Shpirtit Shenjt, qė ėshtė «veprimtari kryesor i
ungjillizimit» (khs Evangelii nuntiandi, 75) dhe «protagonisti i
misionit» (khs Redemptoris missio, 21). Tė dashur tė rinj, siē kanė
pėrsėritur mė se njė herė Parardhėsit e mi tė nderuar Pali VI dhe Gjon Pali II,
tė shpallėsh Ungjillin dhe tė dėshmosh besimin ėshtė sot mė tepėr se kurrė e
nevojshme (khs Redemptoris missio, 1). Dikush mendon se t‘i paraqesėsh
thesarin e ēmuar tė besimit personave qė nuk e bashkėndajnė do tė thotė tė jesh
mostolerant ndaj tyre, por nuk ėshtė kėshtu, sepse tė propozosh Krishtin nuk do
tė thotė ta detyrosh atė (khs Evangelii nuntiandi, 80). Dhe nga ana
tjetėr, para dymijė vjetėsh dymbėdhjetė Apostuj kanė dhėnė jetėn qė Krishti tė
njihej dhe tė duhej. Qė nga ajo kohė Ungjilli nė shekuj vazhdon tė pėrhapet falė
burrave dhe grave tė gjallėruar nga i njėjti zell misionar i tyre. Edhe sot
duhen dishepuj tė Krishtit qė tė mos kursejnė kohė dhe energji pėr t’i shėrbyer
Ungjillit. Duhen tė rinj qė tė lėnė tė digjet brenda tyre dashurinė e Hyjit dhe
t’i pėrgjigjen bujarisht thirrjes sė tij urgjente, siē kanė bėrė shumė tė rinj
tė lumtur e shenjtėr tė sė kaluarės dhe edhe tė kohėve mė pranė nesh. Nė veēanti
ju siguroj se Shpirti i Jezusit ju fton sot ju tė rinjve tė jeni mbartės tė
lajmit tė mirė tė Jezusit pėr bashkėmoshatarėt tuaj. Vėshtirėsia qė pa dyshim
ndeshin tė rriturit nė afrimin e sferės sė rinisė nė mėnyrė tė kuptueshme dhe
bindėse mund tė jetė njė shenjė me tė cilėn Shpirti do t’ju shtyjė ju tė rinjtė
qė tė ngarkoheni me kėtė barrė. Ju njihni idelaet, gjuhėt, dhe edhe plagėt,
pritshmėritė, dhe sė bashku dėshirėn e bashkėmoshatarėve tuaj pėr tė mirėn.
Ēelet bota e gjerė e dashurive, e punės, e formimit, e pritjes, e vuajtjes
rinore... Secili prej jush tė ketė guximin t’i premtojė Shpirtit Shenjt se do
t’i sjellė njė tė ri Jezu Krishtit, nė mėnyrėn qė i duket mė e mira, duke ditur
t’i “jepni pėrgjigje gjithsecilit qė prej jush kėrkon arsyen e shpresės qė ėshtė nė
ju, me butėsi” (khs 1 Pjt 3,15).
Por pėr tė arritur kėtė qėllim, tė dashur tė rinj, jini tė shenjtė, jini
misionarė, sepse nuk mund tė ndahet kurrė shenjtėria nga misioni
(khs Redemptoris missio, 90). Mos kini frikė tė bėheni misionarė si shėn
Franēesk Saveri, qė ka pėrshkuar Lindjen e Largėt duke shpallur Lajmin e Mirė
deri nė pikė tė fundit, apo si shėn Tereza e Jezusit Fėmijė, qė qe misionare
edhe pse nuk e la kurrė Karmelin: si njėri ashtu edhe tjetra janė “Pajtorė tė
Misioneve”. Jini tė gatshėm tė vini nė lojė jetėn tuaj pėr tė ndriēuar botėn me
tė vėrtetėn e Krishtit; pėr t’iu pėrgjigjur me dashuri urrejtjes dhe pėrēmimit
tė jetės; pėr tė shpallur shpresėn e Krishtit tė ringjallur nė ēdo cep tė botės.
8. Tė lusim njė “Rrėshajė tė re“ pėr botėn
Tė dashur tė rinj, ju pres tė shumtė nė numėr nė korrik tė vitit 2008 nė Sydney.
Do tė jetė ky njė rast i dhėnė nga Provania pėr tė eksperimentuar plotėsisht
fuqinė e Shpirtit Shenjt. Ejani tė shumtė nė numėr, pėr tė qenė shenjė shprese
dhe mbėshtetje e ēmuar pėr bashkėsitė e Kishės nė Australi qė pėrgatiten pėr
t’ju pritur. Pėr tė rinjtė e Vendit qė do tė na presė do tė jetė njė rast i
veēantė pėr t’i shpallur bukurinė dhe gėzimin e Ungjillit njė shoqėrie tė
shekullarizuar nė shumė aspekte. Australia, si mbarė Oqeania, ka nevojė tė
rizbulojė rrėnjėt e saj tė krishtera. Nė Thirrjen post-sinodale Ecclesia in
Oceania Gjon Pali II shkruante: «Me fuqinė e Shpirtit Shenjt, Kisha nė
Oqeani po pėrgatitet pėr njė ungjillizim tė ri tė popujve qė sot kanė uri pėr
Krishtin... Ungjillizimi i ri ėshtė njė parėsi pėr Kishėn nė Oqeani» (nr. 18).
Ju ftoj t’i kushtoni kohė lutjes dhe formimit tuaj shpirtėror nė kėtė pjesė tė
fundit tė udhės qė na ēon nė Ditėn XXIII Botėrore tė Rinisė, qė nė Sydney tė
mund tė pėrtėrini premtimet e Pagėzimit tuaj dhe tė Pėrforcimit tuaj. Sė bashku
do tė thėrrasim Shpirtin Shenjt, duke i kėrkuar me besim Hyjit dhuratėn e njė
Rrėshaje tė ripėrtėrirė pėr Kishėn dhe pėr njerėzimin e mijėvjeēarit tė tretė.
Maria, e bashkuar nė lutje me Apostujt nė Ēenakull, ju shoqėroftė gjatė kėtyre
muajve dhe fitoftė pėr tė gjithė tė rinjtė e krishterė njė ndikim tė ri tė
Shpirtit Shenjt qė t’i ndezė zemrat. Kujtohuni: Kisha ka besim tek ju! Ne
Barinjtė, nė veēanti, lutemi qė ta doni dhe tė bėni qė tė tjerėt ta duan
gjithmonė e mė tepėr Jezusin dhe Ta ndiqni besnikėrisht. Me kėto ndjenja ju
bekoj tė gjithėve duke ju dashur shumė.
Nga Lorenzago, 20 korrik 2007
BENEDICTUS PP. XVI
|